146 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

Në 146 vjetorin e lindjes së poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta, në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Lezhe, shkolla e Troshanit dhe Mrizi i Zanave, Homeri i letrave shqipe u përkujtua në truallin ku lindi, me një kocert artistik dhe mozaik recitimesh të përzgjedhura nga vepra e tij letrare, të prezantuara në  Festivalin “Fishta 2017”. Ky festival do te jete i pervitshëm në çdo përvjetor të lidjes së poetit.
Fishta i dha At Gjergjit mbiemrin e madh, kurse At Gjergji i dha lavdinë këtij fshati, Lezhës e mbarë kombit shqiptar.  Studuesi i vepres se Fishtës dr. Tonin Çobani falenderoi Bashkine për organizimin e këtij aktiviteti dhe u shpreh se ndjehej mirë që ndodhej në këtë ditëlindje të madhe të një poeti të madh si Fishta.
Kryetari i Bashkise se Lezhes z.Fran Frrokaj, inspirues dhe mbështetës i këtij aktiviteti, duke vleresuar emrin dhe figurën me rrezatim mbare kombëtar të At Gjergj Fishtës, premtoi se institucioni që ai drejton do të ketë gjithnjë në vëmendje evenimente të rëndësishme si ky, që përkujtojnë e promovojnë këtë figurë të ndritur të Lezhës dhe mbarë kombit tonë. Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca theksoi se, për permasat që ka Ai, vendlindja e Fishtes nuk është vetëm këtu në Fishtë të Lezhës por dhe në Konispol në Vermosh, në Vlorë, Kosovë e mbarë trojet shqiptare.
Veprimtarite në perkujtim të poetit tonë kombetar At Gjergj Fishta vijuan në gjimnazin “Hydajet Lezha” ku,Biblioteka “Gjergj Fishta”, në bashkepunim me DAR Lezhë, organizoi një takim të gjimnazistëve nga të gjitha shkollat e mesme të rrethit, me sudiuesin e vepres se Fishtes Dr.Tonin Çobani. Pse duhet ta njohim dhe ta duam Fishten? Si ta lexojme? Pse Lahuta e Malcise është një vepër kombëtare dhe si ta shijojme poetikën e Fishtes? Te gjitha këto pyetje morën përgjigje në këtë takim, ku të rinjtë interpretuan dhe krijime letrare  të veprës së Fishtës.
Ndërsa Klubi i Letrave vijoi edhe këtë vit traditën e mirë të “Ora e Muzës Lissus 2017”, ku rreth 50 poetë e njerëz të letrave lexuan poezitë e tyre dhe vargje të Fishtës. Çmimin “Gjergj Fishta” e fitoi krijuesi Hekuran Koka me poezinë “Të Kerkosh Falje”, ndërsa çmimin për poezinë dedikuar Fishtës e fitoi Dr.Martin Lleshi nga Kosova.
.I detyrohemi vetës dhe sidomos të rinjve, që të dimë ta tregojmë Fishtën, në përmasën e tij të vërtetë; atë që studiuesit e quajnë Homeri dhe Dante Aligeri i shqiptarëve!
Rrok Lelçaj     23.10.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe