45-milion lek për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme të Bashkuar Zejmen

Përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve Bashkia Lezhë ka nderhyrë në rikonstruksionin e plotë të Shkollës së Mesme të Bashkuar në Zejmen, e cila prej vitesh ndodhej në një gjëndje tejet të amortizuar. 
Vlera e financimit të këtij projekti kap shumën prej 45 milion lek të reja. Eshtë ndërhyrë si në mjediset e brëndëshme dhe ato të jashtme të shkollës, duke ia ndryshuar tërësisht pamjen asaj. Për drejtorin e Turizmit, Arsimit e Kultures Ardian Laçi, shkolla e rikonstruktuar e Zejmenit është një model i punës korrekte te bashkisë Lezhë në krijimin e kushteve sa më bashkëkohore për nxënësit në çdo Njësi Administrative, ku pritet tenderimi i fondeve për shkolla të tjera. 
Shkolla e Bashkuar Zejmen, me 500 nxënës, ka 27 klasa me kabinete të pasura për shumë lëndë mesimore. Sipas drejtorit Zef Therçaj po bëhet dhe kompletimi me bazë matërjale të re, ku janë siguruar dhe gjithë tekstet mësimore dhe po vazhdohet me shpërndarjen e tyre, për një fillim sa më të mbarë të këtij viti të ri mësimor.
Ndërkohë firma zbatuese ka punuar me cilësi duke respektuar të gjitha pikat e projektit. Është bërë instalimi i sistemit zjarrëfikës që është risi në investimet në shkolla.
Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme të Bashkuar në Zejmen dhe ndërhyrja që po vijon në objekte të tjera, flet qartë për  prioritetin  e punës së Bashkisë Lezhë dhe kreut të saj Frrokaj, në arritjen e standrteve bashkëkohore në shkolla dhe  në gjithë procesin mësiomor edukativ të të nxënit.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 07.09.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe