70-vjetori i studiuesit Tonin Çobani

Me rastin e 70-vjetorit të lindjes, Këshilli Bashkiak i ka akorduar stududuesit të mirnjohur dr.Tonin Çobani, titullin “Qytetar Nderi i Lezhës. Në këtë festim me studiues, gazetare, letrar, krijues e miq të tij të shumtë nga Lezha dhe më gjërë, mes shume emocionesh, folësit iu rikthyen viteve të jetuara ne Lezhë, ku Tonini bëri emër si mesues, studiues e shkrimtar. Ai  punoi fort për t’i dhënë zë , dritë dhe kumt, vlerave më të spikatura të Lezhës, ku përmes studimeve shumë dimensionale dha kontributin e tij të vyer për të integruar në fondin e artë të kulturën tonë kombëtare vlerat e Gjergj Fishtës, Pjeter Zarishtit e Frang Bardhit
Si Fishtolog i përkushtuar, studiues i Kanunit, Pjeter Zarishit e Frang Bardhit, Tonin Çobani erdhi në këtë takim me librin e tij të sapo nxjerre nga botimi : “Gjergj Fishta Fillimet Letrare”, një tjetër hulumtim ky  në fillesat e krijimtarisë letrare të Fishtes. I konsideruar Embleme e Lezhes, për punën jetegjatë në zbardhjen, studimin dhe lartësimin e këtyre figurave, që mbetën krenaria e Lezhës dhe kulturës sonë , të pranishmit e  njohën Toninin Çobanin edhe si kompozitor  me këngët e kompozuara ndër vite.
Rr.Lelçaj    Lezhë, 07.10.2017


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe