Aktivitet me rastin e 7 Marsit

Me rastin e 7 Marsit,  ditës së mesuesit, Bashkia dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë organizuan në sallën e pallatit të kulturës një aktivitet artistik  kushtuar kësaj date të rëndësishme, që hodhi themelet e arsimit shqiptar dhe që përkon me 131 vjetorin e hapjes së mësonjëtorës së parë shqipe në Korçë. Ishin të pranishëm drejtori i arsimit, kulurës, turizmit e sporteve pranë bashkisë Ardian Laçi, drejtues të DAR, si dhe mësues e nxënës shkollash të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm.  Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Lezhë Bardhok Pulaj në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi rolin dhe kontributin e mësuesit në formimin e edukimin e brezave. Me motivacionin për kontributin e palodhur në arsimimin e edukimin e nxënësve të ciklit parauniversitar, 16 mësuesve të Lezhës,  që kanë dalë në pension këtë vit, iu dorëzuan çertifikata mirnjohjeje, dhënë nga Ministria e Arsimit. Më pas nxënës të shkollave të qytetit dhe ata të shkollës së muzikës “Besëlidhja” dhanë një program artisik  me pjesë muzikore dhe me këngë kushtuar Mësuesit.
Rr.Lelçaj        07.03.2018
...

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe