Arberesh nga Italia në Lezhën e Gjergj Kastriotit

Kanë mbërritur ne qytetin historik të Lezhës një grup vizitorësh nga Italia i përbërë nga 50 vëllezër e motra arbëreshë të katundeve Frashineto, Ejanina, Civita dhe Sportello Linguistico San Marzano. Kjo vizitë realizohet në përkujtim të 550-vjetorit të betejës së fundit të Gjergj Kastriotit, e cila me 24 prill 1467 , në Krujën legjendare, u kurorëzua me fitore. Bashkia Lezhë e përkrahu dhe mbështeti financiarisht këtë veprimtari mbarëkombëtare të inkuadruar në nismën: “Foleja Kombëtare Shqiptare”. Vizitorët arbëresh, shoqëroheshin nga përgjegjësi i trashëgimisë kulturore Paulin Zefi, drejtori i Turizmit Ardian Laçi, drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Marçel Lacaj dhe pasardhësi i familjes së Skendërbeut Loris Kastriota. Pas vizitës në Krujë, ata, ndaluan fillimisht tek Obelisku i Kuvendit Historik të Lezhës, i cili daton një ndër ngjarjet më kulmore në hisotrinë e kombit shqiptar. Vendi ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu diti të organizoi e të mbledhi bashkë, besa besë, gjithë princat shqiptarë, duke themeluar Besëlidhjen e Lezhës.
Aty ndizet një atmosferë festive. Të gjithë bëjnë foto para Obeliskut. Arbëreshë, artristë e qytetarë mikpritës të Lezhës hedhin valle e këndojnë së bashku këngë arbëreshe dhe shqiptare. Aktori shqiptar nga Maqedonia, Xhevat Limani, që aktron në Amerikë, ka ardhur që atje dhe i është bashkuar kësaj feste në Lezhë, duke vënë në kokë një imitim të përkrenares së Gjergj Kastriotit.
Në shesh vëllezërit arbëresh u pritën nga kreu i Bashkisë së Lezhës z.Fran Frrokaj, i cili duke ju uruar mirseardhjen i ftoj në mjediset i institucionit që drejton. Frrokaj e vlerësoi këtë veprimtari si mjaft të rëndësishme, pasi ajo nderon dhe përkujton betejat dhe heroizmin e pashoq të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kryetrimit shqiptarë dhe kalorsit të krishtërimit europian, me të cilin mburret Lezha, Shqipëria dhe mbarë Kombi shqiptarë. Përshëndetën dhe përfaqësues të grupit arbëresh, të cilët duke ruajtur gjuhën e kulturën arbëreshe dëshmuan se janë shqiptarë dhe pasardhës të Gjergj Kastriotit. Nga këtu delegacioni arbëreshë dhe shqiptarë të diasporës, të shoqëruar nga kryebashkiaku Frrokaj u drejtuan për tek vendvarrimi i heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti.
Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i Bashkise zoti Frrokaj theksoi se,  -“Ne jemi krenar që identifikohemi me prijsin e përbashkuesin e Kuvendit të Lezhës, Gjergj Kastriotin Skenderbeun, këtë kalorës legjëndar që për 25-vjet mbrojti atdheun e tij dhe u bë mburojë e qytetrimit europian.  Me krenarinë që i përkasim këtij qyteti, i cili 573 vjet më parë, pati nderin të krijoi Besëlidhjen e parë të shiptarëve në histori, të punojmë për ta ruajtur këtë qytet si simbol të bashkimit, unitetit, harmonisë dhe mirkuptimit njerzor kudo ku ka shqiptarë. Më pas përshëndetën dhe kryetarët arbëresh të bashkive, Noe Andreano dhe Antonio Caprino, të cilët duke falenderuar Bashkinë e Lezhës për mikpritjen dhe  organizimin e këtij evendti të rëndësishëm historik, shprehën omtimizëm për vijushmërinë e veprimtarive të tilla, që garantojnë partneritet të vazhdueshëm me Bashkinë e Lezhës.
Më pas aktorë dhe  grupe artistike të Lezhës dhe delegacionit arbëresh dhanë një koncert të përbashkët me krijime e këngë kushtuar Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Nga Lezha delegacioni arbëresh do të vizitojë Shkodrën dhe qytete të tjera shqiptare.

Lezhë, 23.04.2017       Përgatiti Rrok Lelçaj


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe