Asfaltimi i rrugës së Shëngjinit

Ka nisur puna per zbatimin e projektit  të Bashkisë Lezhë që ka të bëj me rikonstruksionin e rrugës kryesore te qytetit te Shengjinit nga hyrja deri tek porti. Ky projekt, me imapkt pozitiv në rrjetin ifrastrukturor të qytetit bregdetar, permiresimin e kushteve të lëvizjes së pushuesve dhe zhvillimin e sektorit të trurizmit,  është financim i Fondit Shqiptar të  Zhvillimit  që po realizohet, pas insistimit zyrtar të Bashkisë Lezhë.
Ky segment rrugor po asfaltohet i tëri dhe kjo përbën fazën e parë të projektit që shume shpejt  pritet të pasohet nga faza e dytë e tij, ku do ndërhyhet me rehabilitimim e rrjetit të ndriçimit dhe trotuareve.
Alfrida Marku, zevëndëskryetare e bashkisë  shprehet se ky investim së bashku me rrugën e Torovicës janë dy nga projektet me të rëndësishme infrastrukturore që ka projektuar dhe janë kërkuar nga Bashkia Lezhë Qeverisë për financim që në fillim të këtij mandatit.
Përfundimi i këtij segmenti do të sjellë përmirësim në rrjetin infrastrukturor  të qytetit,  në lëvizjen e pushuesve, turistëve dhe një jetë më cilësore për gjithë banorët e Shëngjinit.
Rr.Lelçaj  Shëngjin, 24.09.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe