BASHKIA LEZHE TAKIME SENSIBILIZUESE PER MBROJTJEN E FEMIJEVE DHE PARANDALIMIN E DHUNES NE FAMILJE

Sektori i Kujdesit Social pranë bashkisë Lezhë në bashkëpunim me World Vision  po organizon takime informuese dhe ndërgjegjësuese mbi rolin, përgjegjësitë dhe funksionin qe ka ky sektor, qe lidhet me çeshtjet e mbrojtjes se femijeve ashtu edhe problemet e dhunës në familje.
Takimet ndërgjegjësuese kanë filluar te zhvillohen në të gjitha shkollat e Lezhës dhe gjithashtu me anëtarë të komunitetit, gra dhe burra. Krahas njohjes së Njësisë
për Mbrojtjen e Fëmijëve janë diskutuar tema shumë të rëndësishme si "Mbrojtja e fëmijëve nga interneti i pasigurt", "Fenomeni i bullizmit" dhe probleme te tjera që shqetësojnë fëmijët sot.
Aktualisht janë zhvilluar takime në shkollat: "Karl Gega" Balldre, "Rrogacionistet" Lezhë, shkolla 9 - vjeçare Kolajakaj, gjimnazi Torovicë, shkolla 9 - vjeçare Rraboshtë dhe do të vijojnë takime të tilla në të gjitha shkollat e Lezhës.
Rr.l       09.03.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe