BASHKIA LEZHË INVESTON PËR ASFALTIM RRUGËSH NË DAJÇ

Bashkia Lezhë është drejt mbylljes së investimit për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Zojs-Varreza, Mabë-Varreza si dhe rrugës së shkollës"Ndre Mjeda", në Njësinë Administrative Dajç.
Tri investimet realizohen nga të ardhurat 100% të Bashkisë Lezhë.
Asfaltimi i këtyre dy segmenteve përfundon i plotë brenda pak ditëve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së komunitetit dhe lidhjen e fshatrave mes tyre.
Vlera e financimit është 10.04 milionë lekë.
Rr.Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe