BASHKIA LEZHË ME TË ARDHURAT E VETA ASFALTON RRUGËN E MYLTËS NË NJËSINË ADMINISTRATIVE SHËNKOLL

Bashkia Lezhë gjithnjë me politikat e saj po investon në rehabilitimin e rrjetit infrastrukturor të fshatrave. Prej ditësh ka vijuar puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës së Myltës në Njësinë Administrative Shënkoll.
Me financim 100% nga të ardhurat e veta, Bashkia Lezhë po investon me shumën prej 32.9 milionë lekësh duke i dhënë infrastrukturën e duhur rrugore kësaj zone.
Rruga ishte premtuar për banorët nga Kryetari i Bashkisë z.Fran Frrokaj, dhe sot premtimin e dhënë po e bën realitet.
Rr.Lelçaj 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe