BASHKIA LEZHË NDËRHYN NË REHABILITIMIN E TROTUAREVE DHE LULISHTEVE

Me mbështetjen e kryebashkiakut Pjerin Ndreu, Bashkia Lezhë, me të ardhurat e saj, prej ditësh ka nisur nga puna për rehabilitimin e trotuareve tejet të amortizuara, që nuk është investuar prej shumë vitesh. Fillimisht fokusimi i ndërhyrjes është bërë në Lagjen “Skënderbeg”, ku punonjës të specializuar të Drejtorisë së Shërbimeve Publike kryejnë këtë proçes duke shtruar e niveluar shtresa rishtazi, dhe duke zëvendësuar pllakat e vjetra më të reja. Është një nismë e re kjo që me një kosto disa herë më të ulët, ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin qytetar të Lezhës. Pa tendera e shpenzime të tepërta, ky proçes pune do vijojë në gjithë trotuaret e rrugëve të qytetit. Bashkia ka llogaritur që shpenzimet të jenë mbi 50% më të ulëta nga sa mund të realizoheshin me tenderime projektesh. Për t’ua kthyer këto sipërfaqe të degraduara qytetarëve, paralelisht me trotuarët bashkia po punon edhe për rehabilitimin e lulishteve e gjelbërimin e mjediseve të tjera publike, ku nuk është ndërhyrë prej vitesh. Shumë shpejt Bashkia Lezhë do ndërhyjë edhe në rikonstruksionin e plotë të trotuareve e lulishteve në qytetin bregdetar të Shëngjinit, për t’i paraprirë kështu përgatitjeve për sezonin turistik të verës.
Përgatiti Rrok Lelçaj, Lezhë, 05.02.2020

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe