BASHKIA LEZHË PUNON PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETIT ROM DHE EGJYPTIAN, PËRMIRESIMIN E CILESISE SË JETES DHE ARSIMIMIN E TYRE

Bashkia Lezhë sebashku me fondacionin Create dhe me mbeshtetjen e programit të qeverise Zviceriane, DLDP, organizoi konferencen e donatorëve në kuadër të përmirësimit të gjendjes së komuniteteve Rom dhe Egjiptian, sfidat dhe integrimin e tyre në Bashkinë Lezhë. Në këtë takim morën pjesë krahas derejtuesve vendorë, përfaqësi diplomatike të akredituara në Shqipëri, deputetet e Lezhës,znj.Lindita Metaliaj dhe Pjerin Ndreu,drejtues organizatash,shoqatash,bankave të nivelit të dytë etj.
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi mes të gjitha palëve në përmirësimin e kushteve të jetesës,arsimimin dhe integrimin e tyre.
Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj pasi vlerësoi këtë organizim bëri një analizë të përpjekjeve gjatë këtyre dy viteve në mbështetje të këtyre familjeve.
Frrokaj tha se Bashkia Lezhë ka mundësuar:
1.Ndërtimin e 8 banesave sociale për familjet rome dhe egjiptiane
2.Përshtatjen e ambjenteve në zonën industriale për banim për 12 familje rome dhe egjiptiane
3.Pagesën e qerasë për banim për 34 familje rome dhe egjiptiane.
4.Ndihmë ekonomike dhe përkujdesje sociale për këtë komunitet nga Drejtoria e Shërbimit Social.
5. Me financimin e Urdhërit të Maltës, të kishës Katolike me qendër në Shkodër, është ndërtuar dhe ka filluar funksionimin për një periudhë 10-vjeçare qendra multifunksionale për mbështetjen e fëmijeve, rinisë dhe moshës së tretë të këtij komuniteti në lagjen Skenderbeg.
Në këtë takim u bë edhe prezantimi fillestar i një projekti të studiuar mes Bashkisë Lezhë dhe ‘’Create Fondation - Prishtinë’’, që parasheh ndërtimin e banesave për komunitetet në fjalë,shkollimin,ushyerjen etj.
Pas këtij prezantimi Frrokaj në prani të përfaqesuesve të qeverisë, agjensive të zhvillimit, ambasadave, OJF-ve dhe përfaqesues të komunitetit rom dhe egjiptian, kryebashkiaku bëri apel që të rritet sensibiliteti dhe të punojmë për zgjidhje dhe jo shtyrje të tyre.
Bashkia Lezhë do t’i kthejë në projekte konkrete gjetjet e këtij studimi për të nisur dialogun me qeverinë dhe donatorët për financimin e tyre që çojnë në integrimin e familjeve rome dhe egjiptiane,nënvizioi më tej Frrokaj.
Në Bashkinë Lezhë jetojnë rreth 450 familje të këtij komuniteti,ndaj dhe politikat sociale ndaj tyre kërkojnë bashkëpunim,bashkëpunim për të cilin apeloi në këtë takim edhe Ambasadori i Çekisë,
z.Jaroslav Ludva. E përshëndetën këtë konferencë edhe përfaqesuese të komuniteteve rom dhe egjyptian, të cilët duke falenderuar Bashkinë për punën e bërë drei tani në drejtim të strehimit e përmiresimit të kushteve të jetesës parashtruan  per donatoret nevoja e kërkesa të tjera  të mundëshme për t’u realizuar.
Rr.Lelçaj           Lezhe, 12.12.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe