BASHKIA LEZHË VIJON PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI TURISTIK

Bashkia Lezhë vijon përgatitjet për sezonin e ri turistik që po afron. Prioritet është puna në pastrimin e rërës dhe mjediseve në afërsi të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur dhe të Tales, të cilët pritet që këtë vit të frekuentohen nga një numër me i madh turistësh e pushuesish se vitin e kaluar. Është pluguar e shkriftuar gjithë sipërfaqja e rërës së plazheve. Sipërmarrja e gjelbërim-pastrimit dhe punonjësit e Njësive Administrative Shëngjin e Shënkoll, me punën e tyre të nisur prej ditësh, i kanë kthyer këto plazhe dhe gjithë gjatësinë e vijës bregdetare të Lezhës në mjedise mjaft komode dhe të përshtatshme për pritjen e pushuesve.
Rrok Lelçaj,  Lezhë, 21.05.2019 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe