• English

Balldreni

Njesia Administrative Balldren është një nga njësitë e Bashkisë Lezhë pas reformes Administrativo-Territoriale të vitit 2015. Kjo Njesi përbëhet nga 8 fshatra që jane: Balldreni i Ri, Balldreni i Vjetër, Gocaj, Mali Kakarriq, Qendër Kakarriq, Torovicë, Kolajakë dhe Malecaj me një popullsi totale prej 10 090 banorësh dhe me një sipërfaqe prej 82 km2.  Administrator i Njesisë është Redon Gjeloshi.

Historiku i ekzistencës së zonës së Balldrenit është i lidhur ngushtë me gjetjen e rrenojave të fisit ilir të Abrejve, periudhë në të cilën fshatrat e Njesisë Administrative Balldren ishin pjesë e krahinës Medna ose Shëngjini i sotëm. Zona e Balldrenit ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm përsa i përket kombinimit të klimës së saj bregdetare fushore dhe zonës së ulët malore. Gjendur në Ultësirën Perendimore të zonës së Nënshkodrës është i rrethuar nga të gjitha anët me zona malore ku pjesën më të madhe e zënë fushat dhe kullotat. Ansambli gjeografik i Njesisë Administrative plotesohet me malet e Rencit dhe Kakarriqit, nga pyje e kullota si dhe lumi Drin si i vetmi lumë që pershkon territorin e Njesisë Administrative Balldren.

Në Njesinë Administrative Balldren dhe pikërisht në fshatin Balldren i Ri ndodhet një monument i cili mbrohet nga shteti dhe kjo është Kisha e Shën Prendës e cila supozohet të jetë mbi 800 vjeçare.

shenprenda 

  Kisha e Shën Prendës, Balldren

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe