Banesa qe pengonte automjetet ne rruge

Kjo banese qendronte si pengese me rrezikshmeri levizjeje ne mesin e nje prej rrugeve te qytetit te Lezhes. Per shkak te kjetij objekti nje nyje e rendesishme per shfryrjen e trafikut kishte dale thuajse jashte funksionit. Bashkise Lezhe i jane dashur 12 ore per te zgjidhur nje problem 20 vjecar. Inspektoriati ndertimor urbanistik vendor ne Lezhe nderhyri per prishjen e nderteses 2 kateshe. Pronaret larguan ne menyre vullnetare paisjet e orendite e tyre, ndersa aksioni u mbeshtet edhe nga policia e rendit. Drejtori i sherbimeve publike ne bashkine Lezhe Ndue Lushi tha se nderhyrja ishte domosdoshmeri.
Sinkron: Ndue LUSHI Drejtor i Sherbimeve Bashkia Lezhe
Edhe largimi i inerteve u be menjehere duke mos humbur kohe per te sistemuar kete segment rrugor. Ne mbremje drejtoria e sherbimeve nderhyri per te bere asfaltimin. Ne mesnate gjithcka ishte gati dhe aksi qe lidh rrugen Luigj Gurakuqi me rrugen e re te spitalit u be lehtesisht i kalueshem.
 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe