Bashkë kundër kancerit të gjirit

Në fushatën për informimimin dhe ndergjegjësimin e grave dhe të vajzave për parandalimin e kacerit të gjirit, Bashkia Lezhë ka qënë promotore dhe organizatore e shumë veprimtrive sensibilizuese. Gjatë gjithë muajit tetor u punua me  moton “Bashkë kunder kancerit të gjirit dhe burrat mbështesin fushatën”. Në veprimtarinë  përmbyllëse që nisi me ecjen simbolike për mbrotjen kundër kësaj sëmundjeje, morën pjesë drejtues të institucioneve lokale , qytetar të Lezhës, përfaqësues të qeverisë, Amabasadës Amerikane dhe  asaj të Bashkimit Europian.

Në mesazhet qe u përcollën në këtë takim u theksua se, ka sëmundje të vështira që jo rastësisht prekin njerëzit e fortë, të cilat falë kontrolleve periodike, një sistemi shëndëtësor  bashkëkohor, dashurisë familjare dhe vendosmërisë për t’ja dalë, mbeten thjesht probleme shëndetësore kalimtare.  I till është dhe kanceri i gjirit që po te kapet ne kohe është plotesisht i shërueshem. Të dhënat në rritje të  kësaj sëmundjeje të rëndë, theksuan folësit, i kanë bërë të domosdoshme nismat sensibilizuese dhe veprimtaritë konkrete që lidhen me parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
   Kreu i Bashkisë zoti Fran Frrokaj falenderoj bashkëpunëtorët në këtë fushatë për organizimin e sensibilteteve të tilla në Lezhe dhe ndërkohë u shpreh se nga Lezha, vendi i Besëlidhjes Shqiptare, mund të zënë fill edhe nisma e marrëveshje paqësuese të politikës shqiptare, që synojnë mbarëvajtjen e vendit tonë  drejt integrimit europian.
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin e cilësoi këtë aktivitet si më të rëndësishmin. Ajo shprehu interes e mbështetje të një jete të shëndetëshme për  lezhjanët e shqiptarët e në veçanti për gratë. Ne përpiqemi, vijoi Vlahutin, të përmirësojmë cilësinë e jetës ndaj jush, por përsa i përket shëndetit shumë gjëra mbeten në dorën tuaj. Shteti duhet të bëj më shumë për ju, por edhe ju duhet të jeni të vëmëndshem në bërjen e analizave  e vizitave mjeksore.
Ndërsa  zëvëndës ambasadori i SHBA-së  falenderoi Bashkine e Lezhës për mbështetjen e kësaj fushate, ku evidentoi dhe  bashkëpunimin e mirë që kanë patur prej vitesh.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe zv.ministrja e Shëndetësisë  Ardiana Jaku, përcollën mesazhet e tyre të ndihmës e sensibilitetit  ndaj kësaj sëmundjeje, duke u bërë thirrje grave dhe vajzave që të tregojne kujdes dhe luftën ndaj kancerit të gjirit ta bëjmë një betejë të fituar.
Përshëndetën këtë takim edhe përtfaqësues të Oraganizatës botrore të Shëndtesisë si dhe gra të Lezhës që janë prekur nga kjo sëmundje dhe me kujdesin e treguar, duke e kapur në kohë, po e kapërcejnë me sukses atë.
Rr.Lelçaj Lezhë, 27.10.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe