Bashkia Lezhë dhe shkolla “Akademik Center” shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë

Bashkia Lezhë në bashkëpunim me ‘’Lezha Academik Center’’ dhe me mbështetjen e deputetes znj.Lindita Metaliaj dhuruan disa pako për familjet më ne nevojë, kjo më shumë si formë urimi me rastin e festave të fundvitit.
Ashtu si dhe vitin e kaluar,Bashkia Lezhë në koordinim me Kishen Katolike në Torovicë përzgjodhën familjet me problemet më të mprehta nga kjo zonë.
Deputetja e Lezhës Lindita Metaliaj i bëri thirrje organizatave,shoqatave dhe biznesmenëve të ndryshëm që t’iu vijnë në ndihmë këtyre shtresave dhe solidarizmi i shoqërisë duhet të jetë gjithnjë dhe më i lartë
Metaliaj në mënyrë të veçantë i bëri thirrje Qeverisë që të kthejë vëmendjen në Torovicë si një ndër zonat më varfërinë më të madhe në Lezhë për shkak të mungesë së invetimeve. Familjaret qe terhoqen pakot me ndihma shprehen mirenjohje per Bashkine Lezhe, shkollen “Lezha akademik Center” dhe deputetn znj. Lindita Metaliaj.
Rr.Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe