Bashkia Lezhë me projektin “Biblioteka Lëvizëse”, përvojë efikase mbarëkombëtare

Lezha e traditës së spikatur historike e letrare, i sjell Shqiperise nje "Besëlidhje" të re - të gjithë bashkë për ta derguar librin në çdo cep te vendit!
Në një takim kombëtar për leximin, me përfaqësues nga të gjitha bibliotekat e vendit, biblioteka "Gjergj Fishta", në të dytin vit të realizimit të shërbimit të librit në zonat periferike të Lezhës, me projektin " Biblioteka Lëvizëse", ka ndarë me simotrat e saj këtë përvojë. Suela Bala drejtuese e bibliotekes dhe zbatuese e ketij projekti solli përvojën e fituar dhe argumentoi mënyrat  se si ajo mund të bëhet pjesë e çdo biblioteke në shkallë vendi. Drejtues të bibliotekave të bashkive e vlerësuan këtë përvojë të Lezhës si mjaft efikase, në dërgimin e lbrit pranë lexuesve deri në zonat më periferike të çdo njësie vendore.  Një bashkëbisedim efektiv ky që synonte për të arritur të pamundurën: Shpërndarjen e librit në çdo cep të Shqiperisë.
Pas Bisedave e diskutimeve takimi u mbyll me firmosjen e një rezolute të përbashkët për ta ngritur problemin e përhapjes së librit dhe nevojën e leximit të tij në një emergjencë kombëtare, që lidhet me edukimin e formimin kulturor të lexuesve në përgjithësi e sidomos të fimijëve dhe të rinjëve në veçanti.
Rrok lelçaj 24.11.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe