Bashkia Lezhë merr masa për zbatimin e regullave teknike për ndërtimin e infrastrukturës e rrjeteve kabllore urbane dhe rrjeteve me fibra optike të komunikimeve elktronike

Qindra fije të infrastrukturës së rrjeteve kabllore dhe atyre me fibra optike të komunikimeve elektronike janë shtrirë vend e pa vend në rrugët, sheshet  e qëndrat e banimit në Lezhë, të cilat veç stonaturës estetike, përbëjnë dhe rrezik për qytetarët. Një merimangë e tërë rrjetesh kabllore është varur në shtylla elektrike e transmetues të tjerë të pa përshtashëm. Për t’i dhënë fund këtij çrregullimi tejet të rënduar zëvëndëskryetari i bashkisë Lezhë Enver Hafizi  thirri në një takim gjithë operatorët kabllor. Atyre iu la afat një javor që të sjellin plan projektet e tyre, dhe në koordinim me bashkinë Lezhë të nisin menjëherë nga puna, me qellim që gjithë këta kabllo të shtrirë pa kriter e vend e pa vend të sistemohen në kabllo nëntokësor.
Me gjetjen e këtij akordi, bashki-operator, kjo siyuatë e rënduar në Lezhë shumë shpejt do të marri fund. Kabllot nuk do të kryqëzohen më në ajër si rrjetë merimange, apo të varen në shtylla elektrike të çdo tensioni, me kalime në mënyrë jo estetike dhe të papranueshme në mjedise publike si; fasada objektesh,  taraca, rrugë, banesa, lulishte dhe sheshe të qytetit.

Rr.Lelçaj     Lezhë, 25.04.2017


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe