Bashkia Lezhë mori pjesë në projektit ‘European Counter &Alternatives Narratives Network’

Bashkia Lezhë mori pjesë në takimin e parë të projektit ‘European Counter &Alternatives Narratives Network’ i cili u zhvillua në Paredes, Portugali.  Së bashku me 12 bashki dhe organizata partnere si : Bashkia Paredes, Walk Together Association, Bashkia Guadassuar, Bashkia Demir Kapija, Koine Soc. Coop. Sociale, A lphabet Formation, Appis, Asociacija Apkabink Europa, Xano Channel , Bashkia Viareggio, Penthesileia , Monomyths Association nga e gjithë Europa u diskutua mbi migrimin dhe refugjatët të cilët janë shtuar në masë gjatë këtij 10 vjeçari. Projekti EUCAN  ka si qëllim të promovojë të drejtat e njeriut dhe vlerat e Bashkimit Europian dhe të trajtojë valët e fjalimeve të urrejtjes , intolerancës dhe diskriminimit kundrejt emigrantevë dhe refugjatëve. Bashkia Lezhë në takimin e parë prezantoi situatën e përgjithshme të migrimit dhe refugjatëve në vendin tonë si dhe një përshkrim të përgjithshëm të situatës nëpër vite. Projekti ka 2 qëllime kryesore  për të arritur : edukuese dhe ndërgjegjësuese. Gjatë 4 ditëve të aktivitetit u krijua një pamje e përgjithshme e të gjithë situatës së migrimit në Europë dhe azilkërkuesve.

eu can

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe