Bashkia Lezhë në krijimin e hapsirave të reja publike

Pamjet që shikoni i xhiruam kohë më parë kur hapsira perballë gjimnazit “ Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës ishte kthyer në një vater mbeturinash dhe njëherësh strehë për disa familje të komunitetit rom dhe egjyptian të cilat jetonin në keto baraka, pa kushtet minamale të banimit. Për t’i kthyer këto mjedise në hapsira publike, fillimisht Bashkia largoi këto familje rome duke i sitemuar në këto banesa me kushte optimale për jetesë. Anëtarët e këtyre familjeve shprehën mirënjohje për bashkinë e Lezhë dhe kreun e saj zotin Fran Frrokaj, që ua ndryshoj mënurën e jetesës.
 Menjeherë pas strehimit të familjeve rome, Bashkia nisi nga puna për sistemin e këtyre hapsirave, me destinacion në lulishte, kënde lojrsh për fëmijë dhe parkim autoveturash, duke u bërë dhe financuese e këtij projekti me vlerë 22 milion lek. Sot këto mjedise u janë kthuer qytetarëve dhe kanë një tjetër pamje nga ato që filmuam kohë më parë. Intelektual dhe  qytetarë të Lezhës shprehin vlerësim për punën e bërë nga Bashkia dhe kreu i saj Frrokaj. Ata njeherësh sfidojnë paragjykimet dhe hamendësimet e të painformuarve se gjithçfarë po bëhej këtu ishte planikfikuar të betonizohej për pallate shumë katëshe.
Lulishtja, me kënde lojrash për fëmijë dhe parkim automjetesh, ia ka shtuar akoma më shumë hijeshinë këtij blloku të ri banimi, nga ku po zgjerohet e zbukurohet Lezha e re. Shtimi i hapsirave publike e mos rrudhja e tyre me ndertime pa kriter janë prioritet i Bashkisë Lezhë, e cila me politikat e saj mjedisore e urbane    punon për rritjen e cilësisë se jetës të komunitetit qytetar.
Përgatiti: Rrok Lelçaj  Lezhë, 10.07.2017       


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe