Bashkia Lezhe organizon festimin e Ditës së Verës

 Bashkia Lezhë në kuader të 14 Marsit, Ditës së Verës, organizoi një sërë aktivitetesh me natyrë sportive dhe shetitje në zonën turistike të Kune-Vainit në Shengjin. Bukuritë mahnitëse të kësaj zone të virgjër te bregdetit të Adriatikut ishin befasi dhe suprizë e këndshme për qytetarë të Lezhës, punonjës të administratës publike, të rinj e të reja dhe nxënës shkollash, që ndoshta e preknin për herë të parë këtë perlë të pashoqe të natyrës.  Nga ura e Merxhanit, të gjithë ecën më këmbë, mes për mes lagunës se Kunes, duke ndalur në afërsi të grykderdhjes se lumit Drin në det, vendi ku u organizuan aktivitete sportive dhe artistike.  Zëvëndës kryetarja e Bashkisë Lezhe Alfrida Dedgjonaj-Marku, e cila ne emer te kreut te Bashkise zotit Fran Frrokaj ju uroj te pranishmeve Gezuar Diten e Veres, u shpreh se festimi i kësaj dite ndryshe nga vitet e tjera, kishte si qellim argëtimin e qytetarëve dhe të rinjëve e njëherësh mbrojtjen dhe promovimin e kesaj zone me resurse të pazëvëndësueshme turistike.  Drejtori i arsimit, turizmit  e kulturës pranë bashkisë Lezhe Ardian Laçi theksoi se Bashkia Lezhë, në këtë 14 –Mars, realizoj dy qellimet e sajë: argëtimin e të rinjëve dhe promovimin e zonës turistike të Kuine- Vainit.  Administratori i njësisë Shëngjin Tonin Uldedaj shprehet se kjo zonë turistike do të jetë destinacion i preferuar edhe për vizitorët e pushuesit e bregdetit gjatë sezonit turistik të Verës. Në këtë mënyrë 14-Marsi, si ditë ndarje me dimrin e ashpër të këtij viti kaloj në një atmosferë feste e argëtimi. Gjithë pjesëmarrësit u larguan prej këtu me dëshirën për t’u rikthyer sërish pranë mjediseve të kësaj zonë turistike me bukuri të rrallë

Rrok Lelçaj 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe