Bashkia Lezhe organizon koncert festiv ne prag te Vitit te Ri

Artistë të njohur të skenës kanë dhuruar emocione të shumta për publikun lezhjan në koncertin ‘’Të festojmë së bashku’’,organizuar nga Bashkia Lezhë në kuadër të festave të fundvitit.
Në koncertin live interpretuan këngëtarët Albana Përvathi,Zef Beka,Gent Deda,Arben Gjeloshi, Ardit Çuni,Greta Kapcari dhe grupi i valleve.
Humori brilant i aktores ‘’Aja’’, i dha edhe më gjalleri këtij aktiviteti që mori duartrokitjet e shumta të publikut.
Kryebashkiaku Fran Frrokaj,uroi të gjithë banorët e Bashkisë Lezhë,për sa më shumë harmoni,mirëqënie,paqe dhe solidaritet në këtë prag ndërrim vitesh,ndërsa premtoi më shumë vemendje ndaj artit dhe kulturës. Koncerti vijoi me numra koroografik dhe kenge dhe pjese te tjera muzikore.
Rr.Lelçaj      26.12.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe