Bashkia Lezhë organizon konkursin për përzgjedhjen e buxetit më të mirë që do të kthehet në shtatoren monumentale të Skenderbeut

Në mjediset e  Qendrës Kulturore të Fëmijëve "Gjergj Lacaj", Bashkia Lezhë ka organizuar konkursin e boceteve të Gjergj Kastriotit Skenderbeut  të punuara nga Skulptorë vendas e të ardhur nga diaspora, nga të cilët do të përzgjidhet modeli më i mirë per t’u realizuar në shtatore monumentale  prej bronzi dhe vendosur në sheshin kryesor që mban emrin e heroit tonë kombëtar.
Kryetari i bashkise Fran Frrokaj theksoi se mbetet dëshmi e pakontestueshme lidhja historike e Gjergj Kastriotit me Lezhën dhe Besëlidhjen e saj. Këtë lidhje do e përjetësoi dhe vendosja e shtatores së tij, në pjesen veriore të qytetit, për karshi vendvarrimit të  heroit, njeriut simbol të bashkimit të kombit,që na bën të ndjehemi krenar që jemi trashëgimtar Gjergj Kastriotit.
Zëvëndës kryetari i Bashkisë Enver Hafizi, njeherësh kryatr i komisionit vlerësues për bocetet e paraqitura, sqaroi procedurat e konkurimit deri në vendosjen e shtatores. Më pas skulptorët argumentuan idetë e tyre në realizimin e punimeve të paraqitura.
Në këtë konkurs u paraqitën 20 punime në skulpturë, ku modeli më i mirë, brenda 10 ditëve do të shpallet fitues nga juria. Boceti i përzgjedhur  brenda pak muajsh do të kthehet në shtatore bronzi dhë me 2 mars 2019, në përkujtim të 575 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës do të vendoset në sheshin që mban emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Rrok lelçaj  Lezhë, 26.09.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe