Bashkia Lezhë organizon në Shëngjin një takim me bizneset e sektorit të turizmit

Për t’u paraprirë punëve, me synim për të patur një sezon turistik sa më cilësor dhe përfaqësues, Bashkia e Lezhës organizoi në Shëngjin një takim me përfaqësues të biznesit që operojnë kryesisht në sektorin e turizmit. Problematikat e këtij sektori me rëndësi zhvillimi ekonomik për Lezhën, kanë qënë tema kryesore e diskutimeve. Drejtori i Arsimit, Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ardian Laçi, theksoi se në sajë të një plan veprimi dhe koordinimi të përbashkët, mes Bashkisë Lezhë dhe biznesit, presim këtë vit një turizëm më përfaqësues, më elitar dhe me të ardhura më të mëdha.
Ndërsa përgjegjësi i sektorit të Turizmit Gjergj Figuri vuri në dukje faktin se për të patur një turizëm që funksionon në mënyrë të kontrolluar është i nevojshëm aplikimi i një plani konkret që përcakton prioritetet dhe mënyrat e zhvillimit, që duhet të jenë në përputhje me kapacitetet, mundësitë dhe planin e bashkisë për këtë sektor. Me resurset turistike që administron, Bashkia e Lezhës i ka të gjitha mundësitë që të zhvillojë një turizëm gjithëvjetor.
Më pas, bisnesmenë të ndryshëm diskutuan, bënë pyetje e sugjerime në dobi të zhvillimit të turizmit bregdetar, malor, historik e atij kuturor. U evidentuan problemet e vitit të kaluar dhe nevojat ku duhet ndërhyrë këtë vit.
I pranishën në këtë takim, kreu i bashkise Lezhë, z.Fran Frrokaj, duke ju përgjigjur pyetjeve dhe interesit të biznesit, foli për masat që ka marrë bashkia dhe njësitë administrative në pastrimin e territorit dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj turistike në përgjithësi. Frrokaj, theksoi se me miratimin e buxhetit të këtij viti, do të bëhet një shpërndarje e drejtë, ku sektori i turizmit dhe Shëngjini do shikohet me përparësi.
Zhvillimi i turizmit, u tha në këtë takim, veç të tjerash, duhet parë në mundësinë e rritjes së frymës së bashkëpunimit bashki-biznes.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 31.01.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe