Bashkia Lezhë organizon në lumin Drin gara sportive me kajak

Për herë të parë në lumin Drin, Bashkia Lezhë organizon gara sportive me kajak. Një sport ky që ka zgjuar interesin e rinisë së qytetit, e cila është bërë  pjesë e kësaj veprimtarie, të pa aplikuar asnjëherë tjetër.
    Sipas drejtorit të Turizmit Ardian Laçi,   Bashkia Lezhë me politikat e saj po punon për t’i dhënë zhvillim sektorit të turizmit, me synim për ta kthyer dhe lumin Drin në një pikë atraktive për turistët, vizitorët e të rinjtë. Për të ndjekur këto gara interes ka shfaqur dhe publiku sportdashës i këtij qyteti.
      Në këtë veprimtari sportive  5 garësh morën pjesë 30 garues të rinj, prej të cilëve 24 djem dhe 6 vajza. Konkurentët në garë në lëvizjet e tyre përshkuan një gjatësi prej 800 m  të lumit Drin, në pjesën e qytetit . Me aplikimin e këtye garave Bashkia e Lezhës po synon që ta kthejë këtë lloj aktiviteti, sa sportiv aq edhe argëtues,  në një traditë të përvitëshme.
Në fund të garës për konkurentët fitues u shpërndanë dhe çmime

Rr.Lelçaj     Lezhë, 15.06.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe