• English

Bashkia Lezhe organizon një takim në kuadër te Ditës Nderkombëtare të Gruas

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Bashkia Lezhë organizoi një takim me gratë e administratës publike dhe organizatave të ndryshme, pjesëmarrëse aktive në jetën sociale dhe ekonomike. Përmes diskutimeve, krahas arritjeve, gratë kërkuan sensibilizimin e shoqërisë për të njohur të drejtat dhe liritë e femrës, aty ku cënohen.  Barazia gjinore, lufta kundër dhunës ndaj gruas dhe rritja e standartit ekonomik mbeten probleme që duhen vlerësuar dhe vënë sa më parë në rrugën e zgjidhjes, u shpreh kështu zëvëndëskryetarja e Bashkisë Lezhe Alfrida Dedgjonaj, Marku. Pagat e ulëta të grave, dhe mosmarrja në konsideratë e nevojave dhe kërkesave te tyre nga punëdhënësit, tashmë është kthyer në një konflikt të hapur që kërkon reagimin e mbështetjen e pushtetit, institucioneve përgjegjëse dhe shoqatave të shoqërisë civile. Gratë, nënvizoi znj.Marku, nuk paguhen për punën që bëjnë dhe shpesh herë shpërblimi i tyre është qesharak. Gruas duhet t’i njihen të gjitha të drejtat, si e drejta e arsimimit e punës, dhe të përfshihet në jetën sociale dhe publike njëlloj si dhe burrat, pasi ajo është gjysma e shoqërisë sonë dhe kërkon të integrohet me dinjitet. Organizimet sensibilizuese të këtij lloji, u tha në takim, mbetet faktor i rëndësishëm i luftës kundër pabarazisë gjinore, dhumës në familje dhe zgjidhjes së problemeve të tjera për gratë, të cilat nuk duhet t’i përkasin një dite, por një jete, deri kur shoqëria të jetë më e mirë dhe më e drejtë.
Rrok Lelçaj

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe