Bashkia Lezhë pako me ndihma për familjet në nevojë Shëngjin

Për t’ju bërë të mundur që të festojne si gjthë familjet e tjera, Bashkia Lezhe me kontributin e saj finaciar, me rastin e festave te fundvitit po shperndanë pako me ndihma ushqimore për gjithë familjet ne nevoje të Njesive Administrative. Vëmendjen e ka përqëndruar tek ato familje në varfëri ekstreme dhe që padrejtësisht sherbimi social shtetror i ka përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Shpërndarja e ndihmave ka vijuar edhe sot në prag të natës se ndërrimit të viteve, ku punonjësit e sherbimit social pranë Bashkisë Lezhë shpërnanë ndihma për familjet në nevoje të Njësisë Administrative Shëngjin. Drejtuesi i kësaj Njësie Gjok Caci bën të ditur se këto pako me ndihma, për këto familje, nuk ishin të parat, pasi dhe herë tjetër bashkia Lezhë ka kontribuar për to.

Të gjitha familjet që tërhoqën ndihmën me pako ushqimore shprehën mirnjohje për bashkinë Lezhë, që gjithnjë kujtohet dhe ka në vëmëndje këto shtresa.

Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 31.12.2018 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe