Bashkia Lezhe partnere ne projektin “Heart of Europe, He-Art” , në kuadër të programit “Europe for Citiziens”

Bashkia Lezhë prej 2 vitesh eshte partnere në projektin “Heart of Europe, He-Art” ,  me partner udhëheqës : Organizata e Teatrit Kolenc (DRUŠTVO GLEDALIŠČE KOLENC) Slloveni dhe  ka marrë pjesë në 6 evente ndërkombëtare të organizuara në kuadër të këtij projekti.
Projekti “HEART OF EUROPE”- HE-ART, financohet nga Bashkimi Europian nën aktivitetin 2.2 te programit “Europa për Qytetarët”. Bashkia Lezhë është pjesë e “Rrjetit të Qyteteve”, të krijuar në kuadër të këtij programi. 

Pjesëmarrja e Bashkisë Lezhë në këtë projekt krahas partnerëve të tjerë, si: Shoqata Shqiptare e Ambjentalistëve Industrialë (Tiranë-Shqipëri); Shoqëria për Zhvillim dhe Siguri e GEOSS (Slloveni), Suporti i Shoqërisë Civile (Slloveni), Integrimi për ALLA (Suedi), Dimos Lariseon (Greqi), Këshilli i Qytetit të Medina del Campo (Spanjë), Mata-malam (Francë), Komiteti 10 Shkurti (Itali) dhe Komuna e Rietit (Itali), është parë me shumë rëndësi dhe vlerë për të kontribuar në zhvillimin e turizmit kulturor të bashkisë.
Partneritete të tilla janë mbështetur edhe nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, duke përmbushur kështu edhe një nga politikat e programit të tij për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare me qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe turistike të qytetit , e cila nxit zhvillimin socio-ekonomik të Bashkisë Lezhë.

Projekti ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijimin e një rrjeti të përhershëm të "HE-ART POINTS" , të cilat do të promovojnë vlerat, si: pranimi i diversitetit, mirëkuptimit, humanitetit, miqësisë dhe solidaritetit, integrimit duke ruajtur dhe duke promovuar identitetin e tyre. Ndër të tjera, në këto evente janë trajtuar  problemet e rinisë, papunësisë, globalizimit, emigracionit, shtetësisë evropiane, euroskepticizmit, stigmatizimit të emigrantëve dhe problemeve të tjera me të cilat ndërthuret jeta jonë.                                           

Raporti Perfundimtar i projektit Heart of Europe, He-Art

Final Report Heart of Europe, He-Art                                             

Për më shumë rreth projektit “Heart of Europe, He-Art”, klikoni në linkun : http://heart-europe.com/about-project/

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe