Bashkia Lezhë përkujton 613 vjetorin e lindjes së Skenderbeut

Bashkia Lezhë ka përkujtuar 613 vjetorin e lindjes se heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Aktiviteti përkujtimor, me zjarert e ndezura, është zhvilluar në orët e mbrëmjes në mjediset e vendvarrimit të heroit. Në kumtesën e tij përgjegjësi i trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë Lezhë Paulin Zefi  theksoi se mbetet dëshmi e pakontestueshme lidhja historike e Gjergj Kastriotit me Lezhën dhe Besëlidhjen e saj. Si luftetar i lirisë, prijes e simbol i bashkimit të kombit, diplomat, burrë i madh shteti dhe mit i pavdekshem në memorien e gjithë shqiptarëve, Skenderbeu mbetet epokal. Lezha e përkujtoi datëlindjen e heroit për herë të parë. Aktiviteti vijoi me koncertin e përgatitur me këngë, pjesë orkestrale e korale si dhe vargje kushtuar kësaj figure të ndritur të kombit tonë, interoretuar nga krijues e artist të pallatit të kulturës.

Rr.lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe