Bashkia Lezhë tregon kujdes në rehabilitimin e lulishteve dhe mjediseve të gjelbërta

Bashkia Lezhë po tregon kujdes në rehabilitimin e lulishteve dhe mjediseve të tjera të gjelbërta. Punët e stinës janë përqendruar në mbjelljen e drurëve dekorativë, luleve dhe barit. Ilça, tuja dhe manjola janë pemët dekorative që po mbillen në lulishte dhe mjediset e tjera të gjelbëruara. Firma e gjelbërimit pranë Bashkisë Lezhë ka planifikuar të mbjellë mbi 450 rrënjë. Puna vazhdon në të gjitha lulishtet e qytetit, të cilat me mbjelljen e pemëve dekorative kanë ndryshuar pamje duke u bërë më tërheqëse për qytetarët. Sipërmarrësi i firmës se gjelbërimit, inxhinieri Nikoll Lleshi, tregon më në detaj për punën që po bëhet dhe ndërkohë bën të ditur se krahas mbjelljes së pemëve e të barit do të mbillen edhe mbi 60 mijë rrënjë lulë stinore të fushës. Është vetë kreu i Bashkisë Frrokaj që po vlerëson me përparësi rehabilitimin dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta për të krijuar për qytetarët kushte e mundësi për një jetesë më cilësore. Projektet që lidhen me rehabilitimin dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbërta po zbatohen edhe në qendrat e njësive administrative.
Përgatiti Rrok Lelçaj     Lezhë, 07.03.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe