Biblioteka Publike “Gjergj Fishta” organizon aktivitete për nxënësit e shkollave 9 vjeçare të Lezhës

Nga shumë aktivitete që Biblioteka Publike “Gjergj Fishta” Lezhë organizon me lexuesit, një vend të veçantë merr edhe ajo me nxënësit e shkollave të arsimit 9-vjeçar, që punën me librin e vlerësojnë si prioritare në proçesin e të mësuarit.
Këtë herë janë nxënësit e klasës së tetë të shkollës “Gjergj Kastrioti” që, nën drejtimin e mësueses së letërsisë Laureta Balla, përformuan në mjediset e bibliotekës për fëmijë një diskutim letrar rreth librit “Historia e Skënderbeut” të Naim Frashërit, e përshtatur për fëmijë nga Odise Grillo.
Tek shfaqej me videoprojektor filmi “Skënderbeu”, nxënësit interpretuan pjesë dhe fragmente të zgjedhura nga ky libër, që tashmë kritika letrare e ka vlerësuar si librin më të arrirë për këto mosha. Ky aktivitet përmbyllet me interpretimin aktorial të nxënësve, të cilët sollën në skenë pjesët më kulmore të këtij libri.
Rr.Lelçaj   lezhë, 05.04.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe