Biblioteka e lëvizshme me libra të rinj

Bibliotekës në Lezhë i janë shtuar mbi një mijë tituj librash të rinj si dhe një automjet i cili është përshtatur si "Bibliotekë e Lëvizshme''. Këto investime u bënë të mundura falë fondit prej 10 mijë dollarësh të përfituar në një konkurs kombëtar, ku praktika e prezantuar nga Bashkia Lezhë për ''Bibliotekën e Lëvizshme'' u vlersua me çmimin e parë.
Drejtoresha  Suela Bala bën të ditur se me këtë fond janë blerë mbi 1000 ekzemplarë me tituj librsh të ndryshëm, të cilët jane vënë në dispozicion të 28-shkollave në Lezhë. Këta libra transportohen me një makinë, e përshtatur si një “bibliotekë e lëvizshme”, ku shumë fëmijë po bëhën anëtarë të saj. Është detyra jonë, thekson Bala, që të shkojme pranë atyre fëmijëve që duan të lexojnë, t’u ofrojmë libra, me synim që të arrijnë shprehinë e të lexuarit, duke krijuaqr një marrëdhënje të ngushtë dhe të përhershme me librin. Një ditë në muaj “Biblioteka e Lëvizshme” do të jetë pranë çdo shkolle.
Rr. Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe