Blinisht

Njesia Administrative Blinisht është një nga njësitë e Bashkisë Lezhë pas reformes Administrativo-Territoriale të vitit 2015. Kjo Njesi përbëhet nga 7 fshatra që jane: Blinisht, Troshan, Fisht;, Krajen, Kodhel, Piraj dhe Baqel me një popullsi prej 5 527 banorësh dhe një siperfaqe prej 85.4 km2. Administrator i Njesisë është Sokol Luku. 

blinisht

Zadrima gjendet në Shqipëri si një provincë mes Shkodrës dhe Lezhës. Ajo bën pjesë në Ultesirën Perëndimore, në pjesën veriore të saj dhe ka një reliev përgjithësisht fushor të rrethuar në formë vezore, duke filluar nga mali i Shën Markut, Shitës, dhe i Kreshtës nga lindja, si dhe Malet më të ultë të Kakarriqit, Bushatit dhe Beltojës nga perëndimi. Fusha përmes saj karekterizohet nga ngritje të lehta dhe të buta kodrinore, Emri është një kalk në sllavisht za - tej dhe drim - Drini (Përtej Drinit). Historia e saj daton që nga viti 395 dhe është një zonë me rite, kulture të lashtë, prodhime të shumta bujqësorë e gjithashtu dhe me një rrjet gjeografik të zhvilluar. Zadrima përbëhët  nga disa fshatra si Blinishti, Troshani, Fishta, Krajni, Kodheli, Piraj, Baqel etj.

I rëndësishëm për t'u përmendur është fakti se Zadrima ka nxjerrë në dritë shumë figura të rëndësishme për kulturën dhe historinë e Shqipërisë si: Gjergj Fishta, At Danjel Dajani, Pjetër Zarishti etj.

gjergjfishta   dajani

Në Njesinë Administrativë Blinisht ndodhën monumentat të shumta historikë, kulturore dhe fetare nga të cilët mund të përmendim: Kisha e Shën Shtjefnit dhe kisha e Martirëve e Shqiptarë në Blinisht, Shtëpia e At Danjel Dajanit në Blinisht, Kisha e Shën Trinisë në Piraj, Ura e Shkinës në Piraj, Kisha Shna Ndout në Troshan, Kisha e Shën Rrokut në Kodhel, Shtëpia e At Gjergj Fishtës në Fishtë etj.

kisha_blinisht  gjergj-fishta

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe