DELEGACION POLAK I RAJONIT NYSAS VIZITON BASHKINE E LEZHES

Një delegacion polak i Komunës Otmuhov dhe rrethit të Nysas i përbërë nga:

 1.  Czestlav Bilobran,  Kryetar i Rrethit Nysa

2. JAN WOŹNIAK            Kryetari i Komunes
3. STANISŁAW ZACZYK  Kryetari i Këshillit Bashkiak
4. JERZY BARAN   Drejtori i Shkolles 8-vjeç. në Otmuchow
5. LESZEK  PODRUCZNY  Drejtori i Shkollave në Otmuchow
6. ALEKSANDER  PACŁAWSKI Këshilltar
7. ANNA KORZENIEWICZ –  Drejtoresha e Departamentit Organizativ
8. MONIKA KOWALSKA –  Drejtoresha e Departamentit të Infrastrukturës dhe Fondeve Evropiane   
    Miqtë polak u priten nga kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj i cili, duke ju uruar mirëseardhjen, i njohu ata me historinë e Lezhes, kulturen, sportin, arsimin dhe resusrset turistike, qe administron kjo Bashki me nje potencial të fuqishëm për zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit.
     E shikoj si nje  mundësi me ineteres dy palësh, u shpreh Frrokaj, ngritjen e urave të bashkëpunimit, në këta sektor të rëndësishëm, mes dy rajoneve tona, ku Bashkia e Lezhës ka çfarë të mësoj nga përvoja e rajonit të Nysas, nje vend me demokraci të konsoliduar dhe ekonomi të zhvilluar. “ Kjo vizitë veç shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave mes palëve që lidhen me aplikimin e përbashkët për fondet e BE-së, synon edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit, arsimit dhe sportit. Ne mirëpresim promovimin e vlerave turistike të dy rajoneve me qellim thithjen e sa më shumë vizitorëve e turistëve nga të dy vendet respektive, ç’ka i shërben zhvillimit dhe konsolidimit të këtij sektori me rëndësi jetike për rritjen e standartit ekonomik të rajonit dhe komunitetit”, përfundoi fjalen e tij kreu i Bashkise së Lezhes zoti Fran Frrokaj.  Ne takim merrte pjesë dhe kryetari i Keshillit te Bashkisë Kristian Gjidodaj, i cili i përshëndeti miqt polak në emer të institucionit që drejton, duke treguar gatishmëri në zgjerimin e këtij bashkëpunimi dypalësh.
Ndërkohë drejtuesit dhe anëtarët e delegacionit polak vunë theksin në bashkëpunimin në sektorët e zhvillimit të ekonomisë, kulturë s, sportit dhe në veçanti të turizmit duke synuar sensibilizimin e turistëve polak për të vizituar rajonin e Lezhës,  që ka një histori të lavdishme dhe një bregdet të virgjër. Gjithashtu miqtë polak të rajonit të Nysas premtuan që përvojën e tyre në hartimin e projekteve te BE-së, pasi aderojne aty që në vitin 2004, do të jenë të gatshëm ta  sjellin në Bashkinë e Lezhës. Miqt polak vizituan objekte historike të Bashkisë Lezhë

Lezhë,28.09.2017      Përgatit Rrok Lelçaj


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe