DITËT E AKTIVIZIMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Bashkia Lezhë sëbashku me aktorë lokalë nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi “Mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare”. Për këtë qëllim kreu i Bashkise Lezhë z.Fran Frrokaj priti drejtues dhe përfaqësues të institucioneve që veprojnë në Lezhë.
13 aktorët e angazhuar në këtë proçes ishin: Bashkia Lezhë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, Zyra Përmbarimore Lezhë, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Lezhë, Spitali Rajonal Lezhë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Lezhë, Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhē, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Lezhë, Fondacioni Mary Ward Loreto, Strehëza për Gra dhe Vajza Tiranë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje forcon bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të rasteve të dhunës në familje.
Rr.lelçaj  Lezhe, 26.11.2018

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe