DREJT FUNDIT PUNIMET PËR RIKONSTRUKSIONIN E SHKOLLËS SË MESME TË BASHKUAR “KARL GEGA” BALLDRE

Punimet për rikonstruksionin e plotë të Shkollës së Mesme të Bashkuar ‘’Karl Gega’’ në Balldre po shkojnë drejt fundit. Me fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020, rreth 500 nxënës të kësaj shkolle do të kenë standardet e duhura për proçesin mësimor.
74 milionë lekë është buxheti i akorduar për rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle, një bashkëfinancim ky i Bashkisë Lezhë dhe FSHZH-së. Rikonstruksioni i plotë përmban palestren si dhe ambjentet e tjera sportive. Së shpejti e njëjta punë nis edhe për rikonstruksionin e plotë të shkollës së Mesme të Bashkuar “Ishull Lezhë”.
Rr.LELÇAJ

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe