Dajç
Njesia Administrative Dajç është një nga njësitë e Bashkisë Lezhë pas reformes Administrativo-Territoriale të vitit 2015. Kjo Njesi përbëhet nga 7 fshatra që jane: Gjadër, Zojz, Gramsh, Mabë, Dragushë, Kotër dhe Dajç me një popullsi prej 7 128 banorësh dhe një siperfaqe prej 25.16 km2. Administrator i Njesisë është Pjetër Gjushi.

Njësia Administrative Dajç ndodhët në qendër të Zadrimës, kufizohet në veri me rrethin e Shkodrës (Hajmel), në perëndim me Bushatin, me lindje me fshatin Blinisht dhe në perëndim me lumin Drin. Është kryesisht zonë fushorë me kodra të ulta në fshatrat Dajç, Dragushë dhe Mabë. Banorët e fshatravë merren kryesisht me Bujqësi dhe Blegtori. Zona ka pasur figura të ndryshmë historike ku mund të përmendim : Dom Gjin Gazulli, Dom Nikoll Gazulli, Prek Miloti (Bajraktar i Zadrimës) etj. Monumente historike mund të permendim Urën e Gjadrit, Kishën e Dajçit etj.
