Degjesë Publike mbi programin buxhetor afatmesëm 2019 2021

Në kuadër të përgatitjes për hartimin e buxhetit afatmesëm 2019-2021, Bashkia Lezhë ka organizuar  një Dëgjesë Publike me qytetarë dhe grupe interesi, ku është informuar rreth këtij draft programi. Zevëndës kryetari i Bashkisë Enver Hafizi dhe drejtorë drejtorishë  pasi kanë  prezantuar   programet  e hartuara kanë ftuar qytetarët që të jenë pjesë e këtij disktimi dhe  të prarqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, me synim që ky draft program të jetë sa më afër interesave të publikut.
Takimi u karakterizua nga vullneti i mirë për të përfëshirë komunitetin e Lezhës në procesin e hartimit të buxhetit afatmesëm që lidhet kryesisht me përmirësimin e ofrimit të sherbimeve dhe projekteve prioritare të Bashkisë gjatë këtij harku kohor.
 Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, paketës fiskale, buxhetit vjetor dhe instrumentit te planifikimit financiar Bashkia Lezhe asistohet nga Instituti i Kerkimeve Urbane përmes mbështetjes financiare të dldp-së.
 Rrok Lelçaj       01.06.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe