Dita Ndërkombëtare e të Drejtës së Informimit

28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim.  Kjo ditë përkon edhe me 3-vjetorin e miratimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Zbatimi i tij është sfidë për të gjitha Autoritetet Publike për të kultivuar kulturën e transparencës ndaj publikut. Autoritete homologe dhe organizata jo fitimprurëse e kremtojnë atë duke organizuar aktivitete dhe nisma që promovojnë këtë të drejtë, si dhe nxisin përmirësimin e kuadrit rregullator për zbatimin e saj.
 
Me këtë rast, zyra e Komisionerit ka krijuar një poster ndërgjegjësues i cili simbolizon lulen e mirëqeverisjes. Posteri do të vendoset sot, në faqet zyrtare të internetit dhe rrjeteve sociale të autoriteve publike për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me ushtrimin e të drejtës së tyre për informim.
 
Që nga miratimi i Ligjit në shtator të vitit 2014, qytetarët shqiptarë kanë paraqitur pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 1407 ankesa, ku vetëm në 9-mujorin e fundit janë trajtuar 423 ankesa, të cilat në 90% të rasteve janë zgjidhur në favor të qytetarëve shqiptar.

e drejta informimit final

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe