Dita boterore kundër punës së fëmijëve

Në kuadër të Ditës Botrore Kundër Punës së Fëmijëve bashkia Lezhë në bashkëpunim me shoqata dhe institucione që veprojnë në qytet dhe njësitë e tjera administrative organizuan një takim sensibilizues kundër shfrytëzimit dhe punës së fëmijëve. Në këtë aktivitet u përcollën mesazhe që kishin të bënin me shkëputjen e fëmijëve nga rruga, mos shfrytëzimin në punë, shkollimin dhe integrimin e tyre në shoqëri. Shpesh herë pre e këtij fenomeni kanë rënë fëmijët e komunitetit rom dhe egjyptian. Ndaj u theksua në takim se, është mjaft i domosdoshëm kontributi i pushtetit vendor, i shkollave, shoqatave e organizatave të ndryshme që afrojnë sherbime direkte në parandalimin e viktimave që mund të bien pre e  fenomeneve të tilla. Shenjat që tregojnë se fëmijët apo të rinjtë janë rekrutuar duke rënë viktima të punëve të rënda, vjedhjes, krimeve, të lypurit në rrugë  dhe shpërndarjes së drogës, duhet të jenë sinjale alarmi për çdo qytetar, shoqatë dhe institucion shtetror.
Rr.Lelçaj  Lezhë, 12.06.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe