Drejtoria e Kultures, Turizmit, Arsimit dhe Sportit

DREJTOR: Ardian LAÇI
Lindur me 23.02.1973 ne Lezhe.

KONTAKT: kultura@lezha.gov.al

ARSIMI:

2008: License Avokatie
Fakulteti i Drejtesise, Dega Juridik, Universiteti i Shkodres
Fakulteti i Shkencave te Natyres, Dega Biologji-Kimi. Universiteti i Shkodres

EKSPERIENCE PUNE:

MARS 2016 e ne vazhdim: Dr. i Arsimit, Turizmit, Kultures dhe Sporteve.
Prill 2014- Mars 2016: Mesues ne Gjimnazin "Hydajet Lezha", Lezhe.
Mars 2010 - Mars 2014: Dr. i Gjimnazit "Hydajet Lezha", Lezhe.
2006-2010: ZV/Drejtor i Gjimnazit "Hydajet Lezha", Lezhe.
1997-2005: Mesues i Kimise dhe Biologjise ne Shkollen e Mesme "Hydajet Lezha", Lezhe.

MISIONI:

• Sektori i Arsimit harton projekt- buxhetin e arsimit
• Bën investime në institucionet e arsimit parauniversitar
• Përgatit dhe paraqet relacione në Këshillin e Bashkisë
• Bën pranimin e kërkesave të bursave të studimit të nxënësve të viteve të para të shkollave të mesme profesionale dhe viteve të para të arsimit universitar
• Përgatit dhe paraqet para Këshillit Bashkiak për miratim kërkesat për bursa si për shkolla të mesme ashtu edhe për shkolla të larta
• Ndjek problemet higjeno-sanitare të institucioneve arsimore të qytetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës, Juridike dhe sektorin e Shëndetësisë
• Me propozim të DAR trajton problemin e emërtimit të shkollave dhe kopshteve
• Në bashkëpunim me DAR, Policinë Bashkiake, Policinë e Rendit dhe Drejtorinë e Shkollave siguron mbarëvajtjen e mësimit dhe aktiviteteve të ndryshme në shkolla
• Bën studime afatmesme dhe afatgjata mbi numrin e nxënësve në shkolla në të ardhmen
• Krijon kushte normale për nxënësit që frekuentojnë konviktet
• Stimulon nxënësit me rezultate të larta dhe ndihmon në organizimin e aktiviteteve të ndryshme ndërmjet shkollave
• Nxit shkollat për ti njohur nxënësit me historinë e qytetit, duke u krijuar mundësinë e vizitave në objektet historike të qytetit
• Në bashkëpunim me DAR bën konkurse me tematika të ndryshme si edhe kampionate sportive midis shkollave
• Propozon ne Ministrinë e Arsimit dhe Sportit hapjen e degëve të reja në përshtatje me kërkesat e tregut të punës  për shkollën e mesme profesionale “Kolin Gjoka”

Kultura


• Bën mirëadministrimin e institucioneve të varësisë
• Bën evidentimin e vlerave dhe të trashëgimisë kulturore
• Organizon aktivitete të ndryshme që mbështeten nga fondet e Bashkisë por edhe nga Qeveria, sponsor, shoqata etj;, për gjallërimin e jetës kulturore artistike në qytet
• Koordinon punën me sektorët e tjerë për realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe artistike
• Bën përzgjedhjen e talenteve në fusha të ndryshme dhe i përgatit me specialistët e saj në vazhdimësi
• Përfaqësim në evente të ndryshme kombëtare


Turizmi


• Harton dhe propozon për miratim projektin e zhvillimit të Turizmit në përputhje me strategjinë e zhvillimit të qytetit
• Bën promovimin e të gjitha resurseve të qytetit me të gjitha mënyrat më bashkëkohore
• Bashkëpunon në vazhdimësi me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me Prefekturen, Qarkun dhe të gjitha bizneset në funksion të Turizmit për rritjen e numrit të vizitorëve, të mbështetjes financiare dhe të rritjes së cilësisë së shërbimit
• Ndjek dhe koordinon të gjitha aktivitetet turistike që zhvillohen në qytet
• Punon për hartimin e projekteve dhe për zbatimin e tyre
• Koordinon zhvillimet kulturore-artistike me aktivitetin turistik të qytetit
• Merr pjesë në panaire dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare
• Bashkëpunon me tour- operatorët dhe bizneset e zonës që operojnë në fushën e Turizmit
• Harton projekte me qellim terheqjen e fondeve nga Qeveria, Donatoret e ndryshem dhe nga BE

Sporti


• Ndjek dhe koordinon te gjitha aktivitetet sportive
• Mirëmenaxhon palestrat dhe këndet sportive në shkolla në funksion të të gjithë qytetarëve
• Synon ngritjen e ekipeve të reja në lloje të ndryshme sportesh
• Stimulon më të mirët
• Organizon kampionate sportive në lloje të ndryshme sportesh
• Mbeshtet me fonde ekipin e futbollit ne veçanti, por edhe shumsportet ne pergjithesi

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe