Drejtoria e Planifikimit te Territorit dhe Zhvillimit Urban

DREJTOR: Sokol TOMA

KONTAKT: urbanistika@lezha.gov.al

MISIONI:

Urbanistika Studimore Projektuese ka për detyre:

  • Organizon e ndjek punën për koordinimin e kërkesave të subjekteve të ndryshme në përshtatje me politikat urbane të qytetit;
  • Ndjek projektet urbanistike të propozuara;
  • Përgatit materialet e programit të zhvillimit urbanistik të qytetit, dokumentacionin e planit rregullues të qytetit dhe ia paraqet për shqyrtim materialin këshillit bashkiak, materiale të cilat pasi të aprovohen paraqiten për miratim në KRRT;
  • Mbron planin rregullues të qytetit në KRRT si dhe në KRRTRSH;
  • Zbaton planin rregullues të qytetit;
  • Harton detyra projektimi për investimet publike
  • Sektori i Kadastrës Urbane dhe Infrastrukturës Inxhinierike:
    • Trajton konflikte të ndryshme që lidhen me pronën, për ndërtime në proces;
    • Kryen verifikimet përkatëse në terren e plotëson formularët për këto akte kontrolli në objektet me leje:
      • Kontroll piketime;
      • Kontroll pas përfundimit të kuotës 0.00;
      • Kontroll pas përfundimit të karabinasë;
      • Kontroll i sistemimit të ambjentit rrethues pas përf. të punimeve;
    • Azhornon periodikisht në hartë objektet me leje ndërtimi, miratuar në KRRT;
    • Arshivon materialet e sistemuara në dosje për pronat e paluajtshme publike, shtetërore;
    • Ndjek procedurat ligjore për regjistrimin e pronave të Bashkisë në Zyrën Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme;
    • Përgatit dokumentacionin përkatës të pronave publike, shtetërore për t ua paraqitur Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të Bashkisë Lezhë;
    • Nxjerr e fotokopjon materialet e dosjes, për efekt konfirmim e vërtetim me origjinalet;
    • Llogarite e plotëson faturat për kryerjen e pagesave për dok. dhe fletët e tjera të projekteve, që dalin nga arkivi, për qytetarët e subjektet, njehsuar me origjnalin;
    • Kontrollon gjithë dokumentacionin e lidhjes me infrastrukturën inxhinjerike;
    • Kontrollon planvendosjen e objektit të ndërtuar, distancat nga kufiri i pronës dhe pronat e objekteve kufitare, si dhe lidhjen e objektit me rrugën.
    Sektori i Urbanistikës Ligjore dhe Kontrollit Teknik të Projekteve:
    • Kontrollon e mban përgjegjësi për të gjitha akt kontrollet e fazave të ndërtimit;
      • akt kontroll piketimi,
      • akt kontroll kuota 0.00
      • akt kontroll karabinaje,
      • akt kontroll sistemimi,
      • akt kontroll leje shfrytëzimi;
      • genplan azhornimi;
    • Mbi bazën e kërkesës së subj. ndërtuese, për paisjen me leje shfrytëzimi, kryen kontrollin përfundimtar të objektit në përputhje me dokumentacion e miratuar dhe me aktet ligjore e nënligjore, duke përgatitur materialin për shqyrtim;
    • Gjykon e mban përgjegjësi për tër njoftimet, dërguar Ispektoriatit të Ndërtimit e të tjerëve për problemet përkatëse të sektorit;
    • Shqyrton ankesat për ndërtimet pa leje.
    • Shqyrton ankesa të qytetarëve mbi zbatimin e lejes së miratuar;
    • Shqyrton ankesa të qytetarëve për dëmtime të ambjentit rrethues ose të objekteve kufitare me atë që ndërtohet;
    • Kontrollon dok. për kontrollet që ushtrojnë specialistët, sipas fazave të ndërtimit të objektit; Kontrollin përfundimtar të dosjeve, duke përllogaritur detyrimet financiare përkatëse, detyrimin për tërheqjen e lejes së ndërtimit;
    • Organizon e ndjek punën për kontrollin përf. të projekteve dhe përmbajtjes së dosjeve, për kërkesat e miratuara; Kontrollon dokumentacion ligjor si dhe atë teknik-konstruktiv të dosjeve për kërkesat e miratuara me vendim të KRRT-së, bazuar në K T P (kushtet teknike të projektimit);
    • Kontrollin përfundimtar të dokumentacionit teknik të projekt-zbatimit për cdo leje ndërtimi, përputhjen e projektit të arkitekturës me planvendosjen e miratuar dhe respektimin e standarteve të projektimit;
    • Përgatit mbrojtjen e projekteve e të studimeve, të cilat paraqiten në Keshill Teknik e KRRT
    • Sekretaria Teknike ka detyrë:
      • Shqyrtimin e dokumentacionit teknik e juridik të kërkesave për sheshe e leje ndërtimi;
      • Kontrollin e dokumentacionit teknik, projekti i arkitekturës, i formularëve etj, për të garantuar Rregulloren Urbane;
      • Kontrollon planvendosjen e objektit, distancat me kufirin e pronës dhe objektet kufitare, lidhjen me infrastrukturën etj;
      • Zbardh planvendosjen për cdo kërkesë të miratuar me vendim KRRT-je duke plotësuar formularët përkatës;
      • Mban procesverbal në mbledhjet e K.RR.T-se si dhe të Keshillit Teknik;
      • Harton relacione e projekt vendime të cilat miratohen me shumicë vote në K.RR.T;
      • Përgatit materiale të cilat kthehen për rishqyrtim nga KB, ose nga Prefekti ;
      • Udhëzon e sqaron të gjithë të interesuarit për përgatitjen e dok. të
        nevojshëm për aplikim, për shesh e leje ndërtimi;
      • Përgatit të dhëna statistikore për leje e miratuara në KRRT

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe