Drejtoria e Sherbimeve Publike

DREJTORIA E SHERBIMEVE PUBLIKE , INFRASTRUKTURES TRANSPORTIT DHE MJEDISIT

 

Lloji i dokumentit të ofruar

Afati i marrjes

Ofrohet nga:

Pagesa

LICENSE TRANSPORTI RRUGOR UDHETARESH, RRETHQYTETESE

1 MUAJ

D.SH.P. Bashki

40 000

LICENSE TRANSPORTI RRUGOR UDHETARESH, E SPECIALIZUAR

1 MUAJ

D.SH.P. Bashki

20 000

LICENSE TRANSPORTI RRUGOR MALLRASH, PER TE TRETE

1 MUAJ

D.SH.P. Bashki

40 000

ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR UDHETARESH, RRETHQYTETESE

5 DITË

D.SH.P. Bashki

1 500

ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR UDHETARESH, E SPECIALIZUAR

5 DITË

D.SH.P. Bashki

1 500

ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR MALLRASH PER TE TRETE

5 DITË

D.SH.P. Bashki

100 lek/ton

ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR MALLRASH PER LLOGARI TE VET

5 DITË

D.SH.P. Bashki

100 lek/ton

ÇERTIFIKATË TRANSPORTI RRUGOR UDHËTARESH PER LLOGARI VET

5 DITË

D.SH.P. Bashki

1 500

 

Në kuadër të informimit:

Baza ligjore: Ligji nr. 139/2015 “ Për Vetqeverisjen vendore ”,

Neni 23

Funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike

Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e

juridiksionit të tyre për:

1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

3. Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara.

4. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të

trotuareve dhe shesheve publike vendore.

5. Ndriçimin e mjediseve publike.

6. Transportin publik vendor.

7. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit

publik të varrimit.

8. Shërbimin e dekorit publik.

9. Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.

10. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake.

11. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor

parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale.

12. Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe.

13. Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe

zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e

shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit

Neni 33

Instrumentet për administrimin e shërbimeve publike

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë dhënien e shërbimeve publike, nëpërmjet një ose më

shumë instrumenteve të mëposhtme:

a) njësive organizative të veta, që janë pjesë e strukturës administrative të njësisë vendore;

b) ndërmarrjeve për shërbimet publike, sipas legjislacionit në fuqi;

c) kontraktimit të dhënies së shërbimeve me palë të treta;

ç) përdorimit të instrumenteve të përshtatshme të partneritetit publik dhe privat, sipas legjislacionit

në fuqi;

d) krijimit të shoqërive tregtare në pronësi apo bashkëpronësi të njësisë vendore, sipas legjislacionit në

fuqi.

2. Në çdo rast, pavarësisht nga instrumenti i përzgjedhur, njësia vendore do të jetë përgjegjëse për:

a) hartimin dhe vendosjen e një sistemi administrimi të performancës së shërbimit, bazuar mbi

standarde vendore dhe/ose standarde minimale kombëtare;

b) hartimin dhe vendosjen e një sistemi treguesish, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e

performancës;

c) krijimin e një njësie të posaçme në strukturën e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila do të jetë

përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës e të shërbimit,

përfshirë edhe aspektin gjinor.

3. Njësia e vetëqeverisjes vendore mund të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet

bashkiake për shërbimet publike dhe/ose për shoqëritë tregtare me kapital të njësisë së

vetëqeverisjes vendore, fusha e veprimit të së cilës lidhet me dhënien e një shërbimi publik që është

përgjegjësi e kësaj njësie.

Ligji nr 10643 date 22.09.2011 “Per menaxhimin e integruar te mbetjeve “ I ndryshuar

Ligji nr 9643 date 20.11.2006 “Per prokurimin public “ I ndryshuar

1- GRUMBULLIMI, TRANSPROTI, DEPOZITIMI DHE TRAJTIMI I MBETJEVE URBANE NË ZONEN I, ZONEN II DHE ZONEN III, TË BASHKISË LEZHË

Ky sherbim ofrohet nepermjet sipermarrjes private me operatoret e shpallur fitues pas procedurave te prokurimit publik.

Tarifa e ketij sherbimi per subjektet private dhe familjare , eshte e percaktuar dhe miratuar ne paketn fiskale 2019 .

Mbulohet me kete sherbim 89 % te territorit te bashkise Lezhe.

ZONA E PARE LEZHE SHENGJIN :

 

Njësia administrative

Nr.

Fshat/Qytet

Popullsia Viti bazë RGJC

Viti bazë

Viti I

Viti II

Viti III

Viti IV

Viti V

Lezhë

1

Skënderbej

5,985

4,190

4,210

4,231

4,253

4,274

4,295

2

Shehër

617

432

434

436

438

441

443

3

Kodër Marlekaj

1,497

1,048

1,053

1,058

1,064

1,069

1,074

4

Nënë Tereza

3,478

2,435

2,447

2,459

2,471

2,484

2,496

5

SMT

1,653

1,157

1,163

1,169

1,175

1,180

1,186

6

Gurra

3,874

2,712

2,725

2,739

2,753

2,766

2,780

7

Beslidhja

10,649

7,454

7,492

7,529

7,567

7,605

7,643

8

Lagja Spitali

1,749

1,224

1,230

1,237

1,243

1,249

1,255

9

Lalm i Ri

625

438

440

442

444

446

449

Lezhe

30,127

21,089

21,194

21,300

21,407

21,514

21,621

Shëngjin

10

Shëngjin

4,410

3,087

3,102

3,118

3,134

3,149

3,165

11

Ishull Lezhë

3,472

2,430

2,443

2,455

2,467

2,479

2,492

12

Ishull Shëngjin

3,710

2,597

2,610

2,623

2,636

2,649

2,663

13

Mali Shëngjin

197

138

139

139

140

141

141

14

Mali Rencit

30

21

21

21

21

21

22

15

Kodër Mulliri

181

127

127

128

129

129

130

Shëngjin

12,000

8,400

8,442

8,484

8,527

8,569

8,612

Zona I

42,127

29,489

29,636

29,785

29,933

30,083

30,234

 

ZONA II KOLSH, ZEJMEN SHENKOLL ,

 

Itinerari I- Zona II

NR

VB

Grumb. Km

Sasia t/rruge

(1/2 jave)

Nr. Pikave me 1+1 kont

Nr. Pikave 2+1

Nr. Pikave 3+1

Nr. Total I kont Ricik

Nr. Total i Pikave

Hyrja

1

Manati

4

2

0

6

6

 

2

Tresh

 

 

2

2

2

6

6

 

3

Spiten

 

 

4

0

1

5

5

 

4

Markatomaj

 

 

6

0

0

6

6

 

5

Zejmen

 

 

3

2

0

5

5

 

6

Pllane

 

 

0

1

0

1

1

 

7

Shenkoll

 

 

10

5

2

17

17

 

8

Rrile

 

 

8

2

0

10

10

 

9

Barbulloje

 

 

7

0

0

7

7

Dalje

10

Autostrada

 

 

17

0

0

17

17

Shuma

30,45

6.0

61

14

5

80

80

 

ZONA III

 

Zona II Njesite Admin

Nr. Popullsise

Popullsia e llogaritur (-30% RGJC) (2016)

Popullsia 2017

Popullsia 2018

Popullsia 2019

Popullsia 2020

RGC[1] 2015

2016

2017

2018

2019

2020

Balldre

10900

7630

7668

7706

7745

7784

Kallmet

7000

4900

4925

4949

4974

4999

Dajc

7047

4933

4958

4982

5007

5032

Blinisht

5486

3840

3859

3879

3898

3918

Ungrej

3200

2240

2251

2262

2274

2285

Zona II

33 633

23543

23661

23779

23898

24018

 

2- ADMINISTRIMI DHE SHERBIMI I MIREMBAJTJES SE SIPERFAQES SE VARREZAVE PUBLIKE GRYKE ZEZE , SHERBIMIT PUBLIK TE VARRIMIT , DHE MIREMBAJTJES SE VARREZAVE TE DESHMOREVE TE QYTETIT LEZHE

Sherbimi ofrohet me sipermarrje private me operatorin ekonomik te kontraktuar pas procedures se prokurimit publik.

Tarifa e sherbimit eshte e percaktuar , miratuar ne paketen fiskale te Bashkise Lezhe.

Sherbimi qe kryhet:

Mirmbajtje te siperfaqeve te luleve.(pleherim ,vaditje etj)

· -Mirembajtje ne siperfaqet e barit te kultivuar ( kositje, vaditje, pastrime, krehje).

· -Punime me bel (I-re dhe II-te) ne siperfaqe te barit te kultivuar siperfaqet e luleve dhe bimesise dekorative shkurre.

· -Pastrim dhe kositje e siperfaqeve te barit natyral dhe te kultivuar.

· -Krasitje e bimesise dekorative shkurre.

· -Pleherim dhe vaditje bari dhe bimesise dekorative.

· -Pastrim dhe mirembajtje e siperfaqeve inerte, rruge e sheshe, siperfaqe me varre dhe siperfaqe te lira per varre.

· -Mirembajtje e bordurave, ndertesave, rrethimit te varrezave publike dhe deshmoreve etj.

Siperfaqe totale e sherbimit 17 024 m2 .

Sherbimi i mirmbajtjes se siperfaqeve te varrezave publike ne njesite administrative kryhet nga keto te fundit.

3- SHERBIMI I MIREMBAJTJES SE SIPERFAQEVE TE GJELBERTA NE TERRITORIN E BASHKISE LEZHE

Sherbimi i gjelberimit eshte i shperndare ne 18 zona te gjelberuara, ne te gjitha lagjet e qytetit, sipas skicave qe do i bashkengjiten dokumentacionit te operartorit sipermarres te ketij sherbimi, me nje siperfaqe totale 119000 m2

Kjo shperndarje ka kete konfigurim :

Zona nr. 1 : : Siperfaqja e gjelberimit te lagjes“Skenderbeg-Ushqimore“, me siperfaqe totale 3350 m2, ne te cilen jane sip. me lule 50 m2, bar i kultivuar 1200 m2, bar natyral 800 m2, inerte 300 m2. ka nje bimesi te tille

a.Drure dekorativ 31 cope;

b. Shkurre dekorative 160 rrenje,

c. Bordura te gjelberta 22 ml;

Zona nr. 2 : Siperfaqja e gjelberimit e parkut qendror + memoriali + Gjendja Civile . Siperfaqja totale 12216 m2 ,sip lule 200m2 ,sip bar i kultivuar 5016m2,sip bar natyral 6000m2,sip inserte 1000 m2 .drure 100cope ,shkurre 33 cope , bordurev e gjelberuar 82 ml ,stola 16 cope .

rrenje,

c. Stola 16 cope.

Zona nr .3 : Sip . e gjelberimit Qender qyteti . Sip totale 5934 m2,sip lule 300 m2 ,sip bar i kultivuar 3934 m2 ,sip bar natyral 200 m2 , sip inerte 1500 m2, drure 30 cope , shkurre 41 cope, bordure e gjelberuar 180m2 , stola 48 cope.

Zona nr. 4 : Sip . gjelberimit bregut drinit ne dy anet nga 15 m Thertore - Ura e Cenit . Sip . totale 30000 m2 , sip lule - , sip bar i kultivuar 9750 , sip bar natyral 10500 , sip inerte 9750 , drure cope 390 , shkurre 220 cope , bordure -, stola 30 cope . ndricim .

Zona nr. 5 : Siperfaqe bregu i drinit Ura eCenit .Sip totale 30000 m2 , sip lule -, sip bar i kultivuar 9750 m2 , sip bar natyral 10500 m2 , sip inerte 9750 m2 , drure 386 cope , shkurre 200 cope , bordura -, stola 30 cope .

Zona nr. 6 : Siperfaqja e gjelberimit Ura e re Ura e Cenit .Sip totale 6000m2 , sip me lule 100 m2 , sip bar i kultivuar 2100 m2 , sip bar natyral 800 m2 , sip inerte 3000 m2 , drure 50 cope , shkurre 100 cope , bordurev e gjelberuar 432 ml , stola 34 cope

Zona nr . 7 : Siperfaqja e gjelberimit blloku i turizmit + blloku i 11 janarit . Sip totale 7600 m2 , sip me lule 200 m2 , sip bar i kultivuar 3500 m2 , sip bar natyral 1900 m2 , sip inerte 2000 m2 , drure 160 cope , shkurre 220 cope , bordure e gjelberuar 680 ml , stola 46 cope .

Zona nr. 8 : Siperfaqja e gjelberimi blloku i banimit rreth xhamise . Sip totale 2000m2 , sip bar natyral 2000 m2 , drure cope 46 , shkurre 12 cope , stola 4 cope.

Zona nr. 9 : Sip gjelberimit blloku banimit katedrale kufizimi i gurrave . Sip totale 4100 m2 . sip bar kultivuar 2000m2 , sip bari natyral 2100 m2 , drure 20 cope , shkurre 40 cope , bordure e gjelberuar 12ml , stola 4 cope.

Zona nr .10 : Sip gjelberimi shetitore Gjergj Fishta dy anet deri tek varrezat e deshmoreve . Sip totale 3000 m2 . Sip barit natyral 3000 m2 , drure 45 cope , shkurre 260 cope . bordure e gjelberuar 660 ml .

Zona nr.11 : Siperfaqe e gjelberimit Blloku i banimit Gurra . Sip totale 6500 m2 , sip e barit natyral 6500 m2 , drure 40 cope , shkurre 60 cope , stola 12 cope .

Zona nr.12 : Siperfaqe e gjelberimit poshte Telekomit Bllokut Gjergj Fishta . Sip totale 3000 m2 , sip me lule 200 m2 , sip bar i kultivuar 1400 m2 , sip bar natyral 800 m2 , sip[ inerte 600 m2 , drure 102 cope , shkurre 230 cope , bordure e gjelberuar 640 ml , stola 42 cope .

Zona nr.13 : Siperfaqe e gjelberimit blloku i banimit nene Tereza deri tek Rotonda . Sip totale 500 m2 , sip bar i kultivuar 400 m2 , sip inerte 100 m2 , drure 5 cope , shkurre 9 cope , bordure e gjelberuar 48 ml .

Zona nr .14 : Gjelberimi rrugor i qytetit . Drure dekorative 956 cope

Numri total i drureve cope 956

Zona nr .15 . Sip e gjelberuara ne mjediset e shkollave te mesme . Sipn totale 2000 m2 , sip lule 50m2 , sip bsrb i kultivuar 950 m2 , sip bar natyral 1000 m2 , drure 70 cope , shkurre 62 cope , stola 20 cope .

Zona nr 16 . Sip e gjelberuara ne mjedisin s shkolles Gjergj Fishta . Sip totale 800 m2 . sip bar natyral 800 m2 , drure 25 cope , shkurre 42 cope , bordure e gjelberuar 55 ml. Stopla 12 cope .

Zona nr .17 . Sip e gjelberimit ne mjediset e shkolles Gjergj Kastrioti . Sip totale 1000 m2 , sip bar natyral 1000m2 , drure 18 cope , shkurre 10 cope , bordure e gjelberuar 30 ml , stola 6 cope .

Sherbimi ofrohet me sipermarrje private me operatorin ekonomik te kontraktuar pas procedures se prokurimit publik.

Tarifa e sherbimit eshte e percaktuar , miratuar ne paketen fiskale te Bashkise Lezhe.

Sherbimi i mirmbajtjes se siperfaqeve te te gjelbberta ne njesite administrative kryhet nga keto te fundit.

4- ADMINISTRIMI ,SHËRBIMI I MIRMBAJTJES SË DEKORIT TË QYTETIT LEZHË

Sherbimi ofrohet me sipermarrje private me operatorin ekonomik te kontraktuar pas procedures se prokurimit publik.

Sherbimi i mirmbajtjes se dekorit ne njesite administrative kryhet nga keto te fundit.

Shpërndarja e dekorit në qytetin e Lezhës është e realizuar sipas shtrirjes së rrugëve dhe shesheve të këtij qyteti, të organizuara në 16 objekteve zbukuruese si më poshtë:

· Ura e vjetër obelisk, në këtë objekt do të vendosen 4 (katër) kompozime me elemente dekorative ndriçues të shoqëruar me shirit ndriçues si dhe me forma në shtyllat shoqëruese, me gjerësi rruge 6 ml.

· Rruga para memorialit “Skënderbeu”, do të shoqerohet me vendosjen e 2 (dy) me elemente dekorative ndriçues me rrjetë, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 6 ml.

· Sheshi qendror i qytetit deri tek semafori, ky objekt do të shoqërohet me vendosjen e 200 ml shirit me rrjeta ndriçuese shoqëruese për në dalje të sheshit në drejtim të semaforit me dy elemente dekorative ndriçues me rrjetë zbukuruese si dhe me forma në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 7 ml.

· Rrotonto tek stacioni i autobuzave, do të shoqërohet me vendosjen e një piramide me shirit zbukurues në lartësinë 3 ml.

· Ura e re, për vetë rëndësinë që ka hyrja për në qytet zbukurimi do të ralizohet me 10 copë element dekorativ ndriçues shoqëruar me shirit dhe me 20 globa zbukurues, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese gjerësi rruge 7 ml.

· Semafor-ish kopështi i fëmijëve, ky objekt do të ketë në brendësi të tij dhe sheshin para obeliskut, prandaj do të ngarkohet me zbukurim si ndër qendrat e rëndësishme të qytetit me 6 copë element dekorativ ndriçues me rrjetë dhe 10 copë globa zbukurues, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese.

· Sheshi tek obelisku, ky objekt në vetvete përfshin vendosjen e pemës së Krishtlindjeve e cila do të shoqërohet me 4 globa zbukurues.

· Shëtitorja “Gjergj Fishta” ish-kopshti deri tek varrezat e dëshmoreve, kjo shëtitore do të mbulohet me 12 copë element dekorativ ndriçues të shoqëruar me rrjete zbukuruese, si dhe me forma në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 9 ml.

· Blloku i spitalit, duke patur parasysh vështirësinë e vendosjes së konstruksioneve metalike në këtë bllok banimi do të vendoset kabëll zbukurues prej 200 ml.

· Blloku i gurrave, vështirësitë që janë për vendosjen e konstruksioneve metalike dhe rrjetave në këtë bllok banimi, do të vendoset kabëll zbukurues prej 300 ml.

· Rruga Semafor-ura e cenit, këtë objekt do ta shoqërojë vendosja e 6 copë element dekorativ ndriçues me shirit si dhe në kryqezime që nuk mund të vendosen elementet dekorativ ndriçues me shirit është menduar të vendoset shirit ndrtiçues prej 100 ml, si dhe format në shtyllat shoqërueseve me gjerësi rruge 7 ml.

· Rruga kosova, hapësirat e kësaj rruge ku është dhe kufizimet me shkollat është menduar të shoqërohet me 6 copë elemente dekorativ ndriçues me shirit pasi rruga është e ngushtë dhe shumë komode, si dhe format në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 7 ml.

· Rruga nga xhamia tek dy kullat, vendosja e 8 copë elementeve dekorativ ndriçues me shirit sipas rrugëve dhe shoqërimi i tyre në kryqëzime me elemente dekorative ndriçues me 2 rrjeta janë të mjaftueshme, si dhe format në shtyllat shoqëruese ku gjerësia e secilës rrugë është 6 ml.

· Rruga katedrale - shtraus, kjo rrugë do të shoqërohet me vendosjen e 8 copë elemente dekorativ ndriçues me shirit ku duke u kryqëzuar te rrotonta me rrugën e xhamisë do të shoqerohet me 2 copë elemente dekorativ ndriçues me rrjetë zbukuruese, si dhe format në shtyllat shoqëruese, ku gjerësia e secilës rrugë është 6 ml.

· Rrotonta tek sheshi do të shoqërohet me vendosjen e një piramide mbi 3 ml të lartë.

· Rruga Shtraus, kjo rrugë do të zbukurohet me 8 copë element dekorativ ndriçues me shirit për rezistencën që duhet të tregojë nga lëvizja e mjeteve të rënda gjatë gjithë gjatësisë nga ura e cenit deri tek blloku u gurrave, si dhe format në shtyllat shoqëruese me gjerësi rruge 7 ml.

5- MBLEDHJEN DHE LARGIMIN E UJËRAVE TË SHIUT DHE MBROJTJEN NGA PËRMBYTJET NË ZONAT E BANUARA.

Ky sherbim ofrohet nga punonjesit e Drejtorise se Sherbimeve Publike , Infrastruktures, Transportit dhe Mjedisit dhe konsiston ne , mirmbajtjen e e kunetave dhe pusetave , nderhyrje per kontrollin dhe disiplinimin e ujrave te shiut per te parandaluar permbytjet e mundshme ne zonat me risk te larte .

6- NDËRTIMIN, REHABILITIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E RRUGËVE VENDORE DHE SINJALIZIMIT RRUGOR, TË

TROTUAREVE DHE SHESHEVE PUBLIKE VENDORE.

Ky sherbim ofrohet nga punonjesit e Drejtorise se Sherbimeve Publike , Infrastruktures, Transportit dhe Mjedisit, sektori i posacem i saj .

Ndertimi i rrugeve eshte nje sherbim qe ofrohet nga operatoret ekonomik sipermarres privat , te shpallur fitues pas nje procedure prokurimi.

Lista e rrugeve te reja qe ndertohen vit pas viti eshte pjese e projekteve e planeve prioritare dhe jane te pasqyruara ne pasqyrat e buxhetit te bashkise Lezhe ( Pasqyra e investimeve) .

Mirmbajtja dhe sinjalizimi rrugor ofrohet si sherbim publik nga punonjesit e Drejtorise se Sherbimeve Publike, Infrastruktures dhe Mjedisit .

7- NDRIÇIMIN E MJEDISEVE PUBLIKE.

Sherbim qe ofrohet nga punonjesit e Drejtorise se Sherbimeve Publike, Infrastruktures dhe Mjedisit .

Tarifa e sherbimit eshte e percaktuar , miratuar ne paketen fiskale te Bashkise Lezhe.

Sherbimi i ndricimit te mjediseve publike ne njesite administrative perberese te bashkise Lezhe, mirmbahet nga punonjesit e njesive administrative.

8- TRANSPORTIN PUBLIK VENDOR.

Transport publik shteteror nuk ka

Transport urban nuk ka as shteteror as privat

Transport udhetaresh ne linje japim vetem linjat rrethqytetese (22 linja).



 

MISIONI:

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka si objektiv dhe po punon që të realizojë shërbimet publike për komunitetin dhe t’i përmirësojë ato vazhdimisht duke programuar, planifikuar, monitoruar dhe realizuar këto objektiva në interes të komunitetit qytetar, të ndërtojë strategjitë për programimin, planifikimin dhe implementimin e investimeve në veprat publike, të harmonizojë gjithë veprimtarinë e enteve të ndryshme, veprimtaria e të cilave ka të bëjë direkt ose indirekt me shërbimet dhe veprat publike të Lezhës. Aktualisht po punohet në këto drejtime kryesore, si:

  • është në proces zbatimi i projektit për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve urbane, janë vendosur kontenieret për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve urbane, ndërkohë, në tre pikat kryesore të qytetit, janë vendosur edhe kontenieret nëntokësor; mbetet detyrë e përbashkët e jona, si institucion në bashkëpunim me komunitetin qytetar për të ndërgjegjësuar opinionin publik, mbi garantimin e grumbullimit të diferencuar të këtyre mbetjeve, ashtu sic e kërkon projekti.
  • shërbimi në infrastrukturën rrugore në qytet, është një drejtim tjetër i rëndësishëm për të cilin po tregohet kujdes në rritje; drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me sektorin përkatës të ndërmarrjes së shërbimeve publike në qytet, po bën kujdes në këtë drejtim, Gjatë dy viteve të fundit është përmirësuar dhe është bërë riasfaltimi i rrugëve në "Shetitoren Gjergj Fishta", në rrugën "Luigj Gurakuqi", dhe rrugën "Kosova"; gjithashtu, është përfunduar rikonstruktimi në bllokut pas hotel "Liss"; Janë kryer investime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit . Me financim nga buxheti i Bashkisë si dhe nga kredia e marrë janë në proces investimet në bllokun 11.2 ha , në bllokun e bregut të Drinit , pranë qëndrës kulturore të fëmijëve . Gjithashtu janë në proces investimet në lagjen Gurra , në lagjen e spitalit , në lagjen "Nënë Tereza" . Me financimin nga buxheti i Bashkisë dhe buxheti I shtetit është tenderuar dhe sëshpejti do fillojnë punimet në rrugën e re për tek spitali rajonal i Lezhës , gjithashtu janë në proces punimet në rrugën e kalasë e cila do të krijojë mundësi të reja për vizitorët në këtë pikë por edhe për banorët e kësaj lagje .
  • për sektorin e transportit dhe qarkullimin në qytet, është përfunduar studimi për lëvizshmërinë në qytet, janë bërë vijëzimi i të gjitha rrugëve të qytetit dhe është aplikuar një tip tjetër vijëzimi I rrugëve sidomos në shëtitoren kryesore ku janë dyfishuar vendparkimet e mjeteve .
  • me vëmendje të vecantë nga ana e Drejtorisë janë ndjekur investimet në sektorin e arsimit e të kulturës; janë bërë ndërhyrjet e duhura për mirëmbajtje në disa shkolla të qytetit, ndonëse ka akoma probleme; është e rëndësishme të bashkëpunohet më mirë me shkollat, me nxënësit, me të rinj e të reja, me mësuesit për mirëmbajtjen e ambjenteve, sepse, ka jo pak raste që sapo vihen paisje të reja ose bëhet riparimi i tyre, ato dëmtohen; është investuar në Pallatin e Kulturës, në Qëndrën Kulturore të Fëmijëve dhe do të ndërhyhet këto ditë edhe në ambjentet për rreth Memorialit të vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar "Gjergj Kastrioti, Skënderbeu".
  • strehimi, si cështje mjaft e rëndësishme është objekt dhe preokupacion i Drejtorisë së Shërbimeve Publike; është punuar për sistemimin e anës ligjore dhe dokumentare; janë të evidentuara deri tani rreth 500 kërkesa për strehim; po punojmë sëbashku me Entin Kombëtar të Banesave për të gjetur rrugën e zgjidhjes për të ndërtuar banesa për të pastrehët.
  • emergjencat civile, marrin kujdesin dhe vlerësimin e drejtorisë, qoftë për masat parambrojtëse dhe për ndërhyrje rast pas rasti; janë bërë disa ndërhyrje nga ana jonë, si në lagjen "Nënë Tereza", në lagjen "Gurra" dhe në lagja " Beselidhja".
  • gjelbërimi dhe ndricimi janë sektorë me përparësi për Drejtorinë e Shërbimeve Publike; aktualisht po punojmë si për mirëmbajtjen e ndricimit egzistues por edhe për shtrirjen e tij në periferi të qytetit; është bërë një studim i vecantë dhe po ecim hap pas hapi në realizimin e tij; efektive, duke filluar me rrugën "Luigj Gurakuqi", me qëndrën e qytetit dhe disa blloqe banimi; Drejtoria e Shërbimeve po punon për të vënë në jetë objektivat e saj për një shërbim sa më efektiv ndaj komunitetit qytetar.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe