Drini i Lezhës lumi që po “vdes”

Janë me fat ato qytete apo qëndra të ban¬uara ku afër tyre, mes për mes, apo brinjas  kalon shtrati i një lumi. Kur kësaj dhurate të natyrës i shtohet kujdesi dhe investimet që bën njeriu atëhere lumi, kethehet në një aset të rëndësishëm eko-turistik dhe përformon dyfish në pamjen e përgjithshme të qytetit dhe vendit ku kalon. Prej shekujsh natyra ia ka dhuruar këtë fat edhe qytetit të Lezhës. Së fundmi, në të dy anët e lumit Drin, është ndërtuar shetitorja e re, që, ia ka shtuar hijeshinë qytetit. Por vetë lumi mbetet në agoni.
     Nëse, më parë,  në lumin Drin të Lezhës vinin vetëm 2 e 13-ta pjesë e sasisë së përgjithëshme të ujit,  me ndertimin e Hidrocentralit të Ashtës në Shkoder, në Lezhë nuk vjen më asnje pikë ujë nga rrjedha e lumit të moçëm, por e gjitha kalon në det përmes lumit “Buna”.
Në këto kushte, prej vitesh nga inxhinierët hidroteknik dhe vendorët e Lezhës u eshtë kërkuar vazhdimisht instancave shtetrore që të shto¬het sasia e ujit në degën e Drinit të Lezhës, por të gjitha kërkesat dhe argumentimet shkencore nuk janë marrë në konsideratë. Pastrimi dhe thellimi i lumit nuk e përmirësojnë gjendjen e tij.
Lumi kërkon rrjedhën e vet, dhe vetëm atëhere ai ia hap rrugën vehtes pa patur nevojë që të pastrosh shtratin e tij.
Nëse lumi e ndalon rrjedhën e tij do të zhduken (ashtu siç janë formuar) nga harta e Shqipërisë edhe dy lagunat, ndër më të bukurat e vendit, ajo e Kunes dhe e Vainit. Sipas drejtorit te Bujqesise prane Bashkise Lezhe dr. Gjovalin Gjeloshi dhe ekspertit te mjedisit Jak Gjini, këto laguna janë formuar në shekuj nga “loja” që ka bërë lumi me ujrat e veta. Dhe siç janë formuar e në aq kohë sa janë formuar, do të zhduken nëse “arsyeja” pse janë formuar, nuk do të ekzistojë më.   
Ndalimi i rrjedhës për në det konsiderohet si vdekje e kobshme e këtij aseti të mrekullueshëm të natyrës, që do pasohej me zhdukjen organizmave e mikroorganiz¬mave, florës e faunës që kishin si banesë lumin Drin.
    Pra problemi është më i mprehtë se deri të një varkë lundruese apo te një shëtitje zbavitëse me kajak në praninë e ujit të bollshëm në një lum që duhet të rrjedh normalisht.
 Drini i Lezhës, në gjithë gjatësinë e tij, po rënkon prej neglizhencave të institu-cioneve përgjegjëse, kryesisht Ministrisë së Bujqësisë. Ai ka rënë në agoni nga mungesa e një porte që të komandojë në ndarje sasinë e ujit që duhet të kthehet në shtratin e vjetër të Drinit kur merr rrugën për në Adria¬tikun e Lezhës.

Lezhë, 30.06.2017  Rr.Lelçaj


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe