EKZAMINIMI I HERSHËM I KANCERIT TË GJIRIT SHPËTON JETË

Sëmundjet e vështira prekin më të fortët ndër ne, dhe jemi pikërisht ne ato që duhet t’i sfidojmë. 
Gra dhe vajza të Bashkisë Lezhë, u bënë bashkë në fushatën sensibilizuese kundër kancerit të gjirit. Kontrollet periodike, ekzaminimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i kancerit të gjirit shpëton jetë. Iniciatore dhe organizuese e kësaj fushate sensibilizuese në Lezhë u bë zevëndëskryetarja e Bashkisë Lezhë, znj.Alfrida Marku.

Aktiviteti i organizuar para Obeliskut të Kuvendit të Lezhës, pati një pjesëmarrje të gjërë, ku znj.Marku, përfaqesues të Shendetit Publik, të shoqatave si dhe gra që e kanë kapërcyer me sukses këtë semundje, folën për rendësine e ekzaminimit të hershëm e kontrollin periodik, një siguri që mbron e parandalon këtë sëmundje. Aktivitetet sensibilizuese për parandalimin në kohë të kësaj sëmundjeje po vijojnë jo vetëm me gratë e qytetit por dhe në njësitë e tjera admistrative të Bashkisë Lezhë.

Rrok Lelçaj 24.10.2018

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe