• English

E drejta e informimit një e drejtë që mbrohet me ligj

Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave përsonale, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe Fondacionin Shoqëria e hapur për Shqipërinë, organizuan ne Lezhe një takim në shkallë Qarku, ku u diskutua rreth të drejtës së njohjes me informacionin publik.
     Komisioneri për të drejtën e informimit Besnik Dervishi, theksoi se Bashkia Lezhë është ndër bashkitë më aktive për sa i përket të drejtës së informimit. Është një përvojë e mirë kjo që duhet përfeksionaur më tej si modeli i duhur në të drejtën e informimit publik.
    Ndërsa kryetari i Bashkisë Lezhë zoti Fran Frrokaj solli para të pranishmëve këtë praktikë transparente e korrekte të institucionit që ka të bëjë me repektimin e ligjit dhe të drejtën e informimit publik. Në një sondazhë të bërë, Bashkia Lezhë, theksoi Frrokaj, ka dalë një nga Bashkitë më transparente qoftë me publikun, mediat dhe instancat shtetrore. Pushteti duhet të jetë i ligjit dhe çdo punonjës i administratës duhet të jetë korrekt me ligjin. Ënde kemi shumë punë për të bërë, përfundoj fjalën e tij Frrokaj por, kjo frymë është futur në Bashkinë e Lezhës me synim për të ruajtur një vazhdimësi e transparencë në respektimin e ligjit, duke përmbushur  me sukses të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tij, sidomos  mbrojtjen  të drejtës që gëzon çdo qytetar për t’u informuar.
       Prefekti i Lezhës zoti Eduart Ndreca evidentoj faktin se askush nga autoritetet lokale nuk mund të shkel ligjin mbi të drejtën e informimit. Çdonjëri prej nesh duhet të kuptojë se institucionet janë krijuar, në radhë të parë, për t’u shërbyer qytetarëve. Drejtoresha për të drejtën e informimit Ardita Shehaj në kumtesën e sajë: - ”E drejta për informim, roli i koordinatorit, programet e transpartencës dhe rastet praktike”, - vuri në dukje se çdo qytetar ka të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë arsyet e kërkimit të informacionit.
     Njohja me informacionin bëhet përmes dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin  që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
  Nga kumtues dhe folës të tjerë u bënë pyetje dhe diskutua rreth çeshtjeve që kanë të bëjnë me atë se: 1. Ç’farë konsiderohet informacion publik? 2. Si dhe ku mund të ankohemi në rast të refuzimit të kërkesës për informacion? 3. Cila është procedura e ankimimit? 4. Ç’farë vendosë komisioneri në lidhje me ankesën tuaj për refuzim të kërkesës për informim? 5. A ka sanksione ndaj zyrtarëve për refuzim (mosdhënie) të informacionit të kërkuar?
Siç u tha në takim, ligji parashikon përgjegjësi direkte ndaj zyrtarëve që refuzojnë të japin informacionin e kërkuar.

Rrok Lelçaj      Lezhë, 17.03.2017


  

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe