Emigrimi dhe pasojat e tij në komunitet

Fondacioni Mary Ward Loreto në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë kanë organizuar forumin me temë: “Emigrimi dhe pasojat e tij në komunitet”. Aktorë të këtij forumi, përfaqësues të Bashkisë Lezhë, Rrjetit Rinor, Shoqërisë Civle, Shërbimit Social Shtetëror, gazetarë, ekspertë të emigracionit dhe menaxherë të projektit, në referimet e tyre u ndalën e trajtuan shkaqet dhe pasojat e këtij fenomeni që po gërryen shoqërinë sot, si dhe masat parandaluese ndaj tij.
Në takim u tha se Lezha në shkallë vendi, pas Vlorës dhe Fierit, zë vendin e tretë për sa i përket emigracionit. Ndërsa në shkallë qarku zë 40% të emigracionit. Nëse gjatë viteve 2017-2018 pati një farë stanjacioni, emigrimi gjatë vitit 2019 ka tendencë rritjeje dhe përfshin kryesisht moshën 25-45 vjeç.
Krahas ngritjes së qendrave komunitare dhe rinore Bashkia Lezhë ka në vemendjen e saj strategji, praktika e veprime që po ndikojnë në zbutjen e këtij fenomeni. Gazetari Martin Deda e ilustroi këtë përvojë me festimin e Ditës së Shtegtarit, ku 15 Gushti është kthyer tashmë në një traditë të përvitëshme.
Në këtë forum u fol gjerësisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e strukturave vendore të policisë  me gjithë aktorët lokalë në parandalimin e emigracionit të paligjshëm, përkujdesjen që duhet treguar për integrimin e emigrantëve të kthyer, sidomos minorenëve, si dhe krijimi i frymës për përcjelljen e kulturës europiane të emigrantëve tek familjet dhe shoqëria  me synim ndikimin pozitiv të emigracionit në komunitetin shqiptar ku ato jetojnë.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 28.03.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe