FRROKAJ PRET DEPUTETIN E CDU-se THORSTEN FREI

Gjatë së dieles Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj priti në një takim të ngrohtë deputetin e CDU-së Thorsten Frei,njëherazi Anëtar i Komisionit për Çeshtjet e Jashtme dhe raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman si dhe z.Walter Glos,drejtor i KAS në Shqipëri.Raportuesi për Shqipërinë Thorsten Frei u ndal tek situate aktuale në vend,nga ku deklaroi se situata politike aktuale kërkon zgjidhje gjithëpërfshirse në dobi të demokracisë dhe mirëqënies së shqiptarëve.Si njohës i mirë i pushtetit lokal dhe si drejtues në vite i një bashkie në Gjermani,Frei u ndal te reforma territoriale në Shqipëri që sipas tij kjo reformë duhet me deomos të shoqërohet me shtim të kompetencave,ndërsa kritikoi edhe diferencimin që Qeveria Shqiptare bën në ndarjen e fondeve bashkive sipas përkatësive politike.Nga ana tjetër Frrokaj,përshendeti ndihmën dhe asistencën që Gjermania i ka dhënë vazhdimisht Shqipërisë,ndërsa vuri në dukje mundësitë e mëdha që Lezha i ofron për investime biznesit gjerman si në fushën e turizmit,bujqësisë,fasonëve etj.
Kreu i bashkisë Frrokaj i njohu po ashtu Frei dhe Glos me një panoramë të përgjitshme të Bashkisë Lezhë,ku vuri në pah se, pavarësisht diferencimit që Qeveria i bën kësaj bashkie dhe borxhit të trashëguar,përpjekjet janë të vazhdueshme për të rritur investimet dhe mirëqënien e qytetarëve.
     Rrok Lelçaj      Lezhe, 23.04.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe