Faza e tretë e sterilizimit të qenve endacakë

Bashkia Lezhë,organizata “Jeta Tier Und Mensch” dhe grupi i vullnetarëve “Help Animal Lezha”, fushatë për sterilizimin e qenëve endacakë dhe rehabilitimin e tyre duke ngritur një qender të posaçme Në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar Bashkia Lezhë hartoi dhe zbatoi Plan Veprimin për administrimin e qenve endacakë në qytet, plan i cili rezultoi efektiv. Por problemi i tyre i kalon kufijtë e kompetencave tona , për faktin se kujdesi dhe trajtimi i tyre kërkon kosto të lartë. Me qëllimin kryesor, përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë publike po fillon të zbatohet një program gjithëpërfshirës dhe të provuar shkencërisht, me metoda të pranuara ndërkombëtare për të nxitur mbajtjen e përgjegjshme të qenve, në mënyrë që numri i qenve endacakë në territorin e Bashkisë Lezhë të zvogëlohet në mënyrë humane. Ky program zhvillohet në bashkëpunim me Organizatën “Jeta Tier Und Mensch” përfaqësuar nga Zj.Jenny Muller, veteriner si dhe grupi i vullnetarëve “Help Animal Lezha”. Procesi ka filluar me trajtimin e qenve nga ana e veterinerëve, pra kastrimin/sterilizimin, vaksinimin dhe mjekimin e tyre. Më pas do të fillojë faza e sensibilizimit rreth këtij programi me ndihmën e vullnetarëve, veterinerë, fëmijë dhe nxënës të shkollave për të diskutuar mbi tematika të ndryshme të lidhura me mirëqënien e kafshëve dhe raportit njeri-kafshë. Me anë të këtij programi synojmë të ndikojmë në përmirësimin e e shëndetit publik dhe situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë duke dhënë alternativa për trajtimin e tyre dhe duke promovuar shërbime të profesionalizuara për kafshët.
Rr.L 

qen1

qen2


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe