Festa e Pashkeve ne Lezhe

Besimtarët katolikë të Lezhës kanë kremtuar Ditën e Pashkëve, ngjalljen e Krishtit, si dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Janë fëmijët e Qëndrës Kulturore “Gjergj Lacaj”, të cilët duke zënë vend para Katedrales së Shën Nikollës dhe pranë bustit të Papa Gjon Palit te dytë kanë pritur besimtarët katolikë, kalimtarë të shumtë në rrugë dhe qytetarë të Lezhës duke u sevirur atyre vezë te kuqe dhe pije me lëngje frutash të përgatitura me dashuri dhe kujdes nga lokalet “Mrizi i Zanave” dhe “Stela”. Drejtori i Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Marçel Lacaj, një ndër gjenaeratorët kryesor të kësaj ditë-feste, me entuziazëm e dashuri citon vargjet e poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishta: “Kemi Bajram e kemi Pashkë dhe Shqipërinë e kemi bashkë”
     E veçanta e festimit të Pashkëve këtë vit ishte një shportë e stërmadhe me 1984 kokrra vezë, simbolikë kjo e viteve kur është ringjallur Jezu Krishti. Pronari i Mrizit të Zanave Altin Prenga e ka përgatitur enkas për këtë Ditë, si dhuratë për bashkëqytetarët e tij. Lirim Torba, pronari i lokalit “Stela” ,edhe ky, është treguar mjaft bujarë në këtë Ditë të Pashkëve me fëmijët e qytetit dhe vëllezërit e besimit katolik. Të gjithë besimtarët shkëmbyen urime me njëri-tjetrin për këtë ditë, duke u lutur për më shumë besim, dashuri, paqe, begati dhe lumturi.
Më pas në Katedralën e Shën Nikollës ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Otavio Vitale celebroj meshën e shenjtë. Ai tha para besimtarëve që duhet besim i madh në Zotin Jezu Krisht, reflektim për të dhuruar sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Dita e Pashkëve si ditë e shenjtë e ringjalljes se Krishtit, si ditë e ringjalljes së shpirtit njerzor dhe besimit tek Zoti, qoftë e lumtur për të gjithë! Flaka e ndezur simbolizon Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Përgatiti Rrok Lelçaj    Lezhë, 16.04.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe